Novak Xhokoviç rrezikon dënimin ekstrem në Australi

14 Janar 2022, 13:25, Sport CNA
Novak Xhokoviç rrezikon dënimin ekstrem në Australi

Tenisti serb, Novak Xhokoviç, nuk po gjen ?paqe? në Australi. Pas refuzimit të vizës, tenisti tani rrezikon 3 vite për të mos shkelur më në atë shtet.

Ky është ligji që Ministri australian i Emigracionit motivoi duke thënë të veprohet në interesin publik për arsye shëndetësore. ?Qeveria Morrison është e vendosur për të mbrojtur kufijtë e Australisë, veçanërisht në lidhje me pandeminë COVID-19? u shpreh ai.

Avokatët e Xhokoviç tani do të bëjnë një apel për sa i përket çështjes së vizës në Gjykatën Federale të Qarkut. Qëllimi është të merren dy urdhra. I pari është të shmang riatdhesimin. I dyti, më i ndërlikuar se i pari, është të urdhërojnë Ministrin e Emigracionit, t?i japë tenistit një vizë për të luajtur.

Lajmet e fundit nga