Connect with Us

Nga vrasja e Pjerin Xhuvanit tek grupet e armatosura/ Gazment Bardhi dhe lidhja me bandat

Aktualitet

Nga vrasja e Pjerin Xhuvanit tek grupet e armatosura/ Gazment Bardhi dhe lidhja me bandat

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Fushata elektorale e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, u përgjak. Me 21 prill, një javë para zgjedhjeve në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani.

Në këtë ngjarje mbetën të plagosur dy persona, një police, kalimtare e rastit dhe  një tjetër, dhëndri i Xhuvanit.

Sot, kur kanë kaluar nbi 10 muaj, ky krim që dyshohet se ka motive politike, ka vetëm një të arrestuar si autor dhe që është Arbër Paplekaj.

Ky i fundit në fakt ka shkrepur armën, por, historia që çoi në përgjakjen e fushatës elektorale nuk nis aty.

Sipas rrethanave, dyshohet se të implikuar janë edhe aktorë politikë, siç është Gazment Bardhi, i cili në atë kohë ishte drejtuesi politik i PD në Elbasan dhe i pari në listën për deputetë po në qarkun e Elbasanit.

 

Bardhi lëvizte me grupe të armatosura në Elbasan, me pretendimin se po mbronte votat, gjë që prodhoi më pas edhe një vrasje.

Por edhe me bandat, Bardhi është akuzuar se kishte lidhje.

Madje ai ishte paralajmëruar edhe nga aleatët e PD-së që mos t’u dilte garant bandave për asgjë. Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së në një emision në Nëntor të vitit 2021, tha publikisht se e kishte paralajmëruar Gazment Bardhin.

“Zoti Bardhi ka qenë vetëm në takimin kur jemi ballafaquar për çështjen e Elbasanit.Që ja kam bërë të qartë hapur mos dil garant bandave të Elbasanit që ti do jesh Ministër i Brendshëm sepse do të kesh probleme ti dhe Partia Demokratike”, është shprehur Kryemadhi.

Gazment Bardhi,, fillimisht e konsideroi ngjarjen me motive politike dhe mohoi të kishte lidhje me Arbër Paplekaj, ndërkohë që fliste për fletë votimi dhe akuzonte palën tjetër politike.

Më poshtë do të sjellim deklaratat e Bardhi, atë të pas ngjarjes së 21 Prillit, ku fajësonte socialistët dhe deklaratën e një nate më parë në emisionin “Opinion”, ku mohon se ngjarje kishte motive politike.

Deklarata e Bardhit pas krimit

Pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, Gazment Bardhi është shfaqur në media sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ai ka deklaruar se bëhet fjalë për një njeri (viktimën) që sipas tij është i shtabit elektoral të Taulant Ballës dhe se në makinën e tij kishte para dhe karta identiteti.

Aty i kishit, ti kishit kapur, kapeni me median (u drejtohet policëve). Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenontëve të krimit të organizuar dhe trupin e shihni vetë atje. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vërtet i Taulant Ballës”, ëhstë shprehur Bardhi.

LEXO EDHE:  Brace: Grida vetëm fytyrë e bukur dhe pantallonat që i vesh me lugë

Deklarata e Bardhit, një natë më parë

Një natë më parë përballë gazetares Klodiana Lala, Bardhi ka mohuar se vrasja e Pjerin Xhuvanit kishte motive politike.

Ai ka thënë Arbër Papleka nuk është vrasës.

Sipas Bardhit, përgjegjësinë e vetme e kanë ata që nxitën bandat të përballeshin apo të sulmonin militantët e Partisë Demokratike.

“Nuk është e vërtetë që nuk jam interesuar fare për Arbër Paplekaj. Kam mbajtur qëndrimin tim për të dhe i qëndroj pikë pikë asaj që unë kam thënë. Arbër Paplekaj nuk është kriminel, nuk është vrasës. I ka ndodhur një fatkeqësi në atë ngjarje, përgjegjësinë e vetme e kanë ata që nxitën bandat të përballeshin apo të sulmonin militantët e Partisë Demokratike.

Kam edhe një version për ngjarjen, por unë do të flas pasi drejtësia të bëjë punën e vet”, është shprehur Bardhi.

Po roli i tij cili ishte? A nuk ishte edhe Bardhi në rolin e nxitësit të bandave? Kush i krijoi grupet e armatosura, të quajtura, Struktura për Mbrojtjen e Votës jashtë çdo lloj ligji dhe kush shoqërohej me persona të armatosur?

Janë këto disa nga pyetjet që Gazment Bardhi duhet të japë llogari, pasi një bashkëpunëtor në krim, nuk bën më shumë se sa ka bërë Bardhi në atë ngjarje.

Në emisionin Opinion ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj, zbuloi një tjetër fakt, për lidhjen e Gaz Bardhit me persona të rrezikshëm. Me një person që e kishte e pasur edhe në fushatën e Elbasanit, në fushatën të cilën e përgjaku.

 “Bardhi përmendi emrin tim si komplotist për të inkriminuar zyrtarë të PD. është një shpifje që e hedh poshtë me neveri. Bardhi ka hall të madh që i rrezikoj pozicionin të tij të vështirë në emision, por kjo nuk justifikon shpifjet për të shefit të tij. Ardit Meçe ka qenë në grupin shoqërues të Gazment Bardhi në Elbasan gjatë fushatës”, u shpreh Kuliçaj me anë të një mesazhi drejtuar gazetarit Blendi Fevziut.

Ka qenë ky një mesazh që e ka bërë Bardhin t’i ikë gjuha dhe të ngryset në fytyrë.

Gazment Bardhi vetëm për një deklaratë duhet përkrahur, kur thotë drejtësia duhet t’i shkojë deri ën fund çështjes. Në fakt drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe ti kërkojë llogari dhe përgjegjësi edhe Gazment Bardhit./E.S-CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Lodheni kot të gjithë”/ Ish-ministri tregon çfarë do të ndodhë me PD dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar përplasjet në Partinë Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se çdo qelizë e PD-së, ka në ADN e saj Sali Berishën.

Sipas Manjanit, sa të jetë gjallë Berisha, PD do të jetë e tij, ndërsa shton se PD është Berisha dhe se ato ekzistojnë në simbiozë llogjike.

Ai thekson se na pëlqen apo jo, duhet pranuar që nuk ka PD pa Berishën.

Me thënë të drejtën më çudit shumë tendenca për të fshirë sy për sy realitetin.

Sali Berisha është themelues, drejtues, leader i Partisë Demokratike. Ai është vetë PD-ja. Çdo qelizë e PD ka në ADN e saj Berishën.

Dhe Berisha është gjallë. Ndaj nuk ka asnjë diskutim që sa të jetë gjallë PD është e Tij.

E kuptoj që ka njerëz që nuk e duan, madje e urrejnë Berishën. Unë vetë mbetem kritik ndaj tij. Por kjo nuk do të thotë të mos pranojmë të vërtetën absolute që Berisha është PD-ja. Pavarësisht na pëlqen apo intereson, kjo është e vërteta.

Kritikët tradicionalë të Berishës dhe abalistët e qeverisë e dinë këtë gjë. Të mos bëjnë sikur u dhimbset PD-ja, se është hipokrizi bajate. Unë vetë nuk mendoj se PD do jetë më e mirë me Berishën, por pranoj se PD është Berisha dhe se ato ekzistojnë në simbiozë llogjike. Nuk ka PD pa Berishën dmth. Na pëlqen ose jo, duhet pranuar kështu.



LEXO EDHE:  Brace: Grida vetëm fytyrë e bukur dhe pantallonat që i vesh me lugë

LEXO EDHE:  Mblidhet Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

E kuptoj edhe llogjikën e tezës së bashkimit vullnetar të njerëzve në një parti. Por qartësisht demokratët mblidhen rreth Berishës me një fërshëllimë.

Ky është fakt, jo oponion!

Ndaj ti thuash PD se skeni punë me Berishën dhe anasjelltas, do të thotë të mos ekzistojë PD-ja. Kjo e fundit pushon së ekzistuari nëse Berisha heq dorë prej saj.

Edhe uzurpatorët e saj të sotëm që po vijojnë të pasurohen në emër të PD e dinë këtë gjë. Ndaj kanë hyrë në bunker.

Nuk kanë asnjë shanc të jenë PD-ja më, nëse vijojnë në armiqësi me Berishën. Por nga ana tjetër ata as nuk kanë fuqi ta mbyllin PD në bunker siç janë mbyllur vetë, për sa kohë merr frymë Berisha.

Le pastaj kur flasin me kompetencë idiote pse u themelua PD, kur themeluesi është gjallë dhe i fortë… Qesharakë pa fund!

As teza që PD u nda nuk qëndron. Do ndahej nëse Basha do ishte në betejë me një të rrangut të vet dhe Berisha të mos ishte prezent. Por në betejë me Berishën PD mund të rrudhet nga pastrimi prej mercenarëve, zabtuesve apo protagonistëve njëpërdorimësh, por nuk ndahet.

Për sa të marrë frymë mbi tokë, simbioza Berisha-PD është e tillë.

Lodhen kot të gjithë ata që nuk e pranojnë këtë të vërtetë të dukshme.”-shkruan Ylli Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Basha vijon “çmendurinë” e tij/ Berisha kërkonte gjakun e demokratëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Zyra e shtypit e Lulzim Bashës vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të ish-kryeminisrit Sali Berisha.

Së fundi, zyra e shtypit e Bashës, në vijim të “çmendurisë së tij politike”, shkruan se Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte non-grata-n e tij.



Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD.  Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij. Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik!  NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN.”-thuhet ne reagim. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“Shqiptarët do t’i hedhin në koshin e plehrave”/ Paralajmërimi i fortë i ish-presidentit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nishani: Shqiptarët do ti hedhin në koshin e plehrave simbolet e hajnisë dhe tradhëtisë

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka shpërndarë në faqen e tij në rrjetet sociale, një video ku tregohet protesta e disa viteve me parë në Ukrainë.

Në video, shikohet një grup protestuesish jashtë parlamentit të Ukrainës, ndërsa shanin dhe bërtisnin, kapin një deputet dhe e hedhin në një kazan plehrash.

LEXO EDHE:  Pakti PD-LSI ‘xhelozon’ aleatët?

LEXO EDHE:  Brace: Grida vetëm fytyrë e bukur dhe pantallonat që i vesh me lugë

Nishani paralajmëron se kjo do të ndodhë së shpejti edhe në Shqipëri.



“Besoj se së shpejti këto skena do ti shohim dhe qyteteve të Shqipërisë.

Shqiptarët do ti hedhin në koshin e plehrave simbolet e hajnisë dhe tradhëtisë.”-shkruan Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE