Motorristja merr përpara biçikletën/ I riu përfundon në spital

14 Janar 2022, 19:48, Kronika CNA
Motorristja merr përpara biçikletën/ I riu përfundon

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, motorri që drejtohej nga shtetasja I.E 32 vjeç ka marr përpara shtetasin K.S 33 vjeç.

Sipas policisë, ky i fundit ka marrë disa dëmtime, ndërsa është nisur në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

?Më datë 14.01.2022, rreth orës 19: 20, në lagjen Emin Matraxhiu, motomjeti me drejtues shtetasen I. E., 32 vjeçe, ka aksidentuar biçikletistin, shtetasin K. S., 33 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi  K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga