Connect with Us

Miliona euro “kyçin” gojën e medias/ Zullumqarët që përfituan nga afera e Qeverisë

Politikë

Miliona euro “kyçin” gojën e medias/ Zullumqarët që përfituan nga afera e Qeverisë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Skandali i publikuar nga CNA.al në lidhje me milionat e eurove që kompanitë e inceneratorëve kanë paguar në mediat shqiptare kanë nxjerrë dy fytyra. Atë të heshtjes dhe atë të reagimit, për t’u justifikuar.

Një nga gjobëvënësit më të mëdhenj mediatik në qarkullim del dhe deklaronte se këto janë fatura normale, se nuk ka asgjë të keqe, kontrata reklamash e të tjera si këto.

Patjetër që ka një faturë të paguar rregullisht, patjetër që ka një kontratë reklame që zbatohet dhe paguhet rregullisht.

Por, çfarë reklamon një landfill?

Pse duhet të reklamojë një kompani monopoliste?

Një kompani monopoliste nuk ka pse bën reklama miliona euro. Këtë e bën Qeveria.

Ç’punë ka inceneratori t’iu japë para mediave?

Apo u ka lind në zemër të japin miliona euro, për të mbyllur gojën e mediave?

Është normale që reagojnë. Justifikohen se janë paguar për reklama. Por, çështja është në aspektin etik dhe moral të medias.

Kështjella, e cila duhet të ishte më e forta në mbrojtje të interesave të qytetarëve, duket se ka rënë.

Ka rënë thjeshtë dhe vetëm sepse disa zullumqarë, lëpirësa pushteti, njerëz që përfitojnë koncesione nga Qeveria apo më keq akoma, marrin para nga inceneratorët, nga taksat e shqiptarëve. Marrin para nga një aferë korruptive, për të cilën është vënë në pranga një ish-ministër.

Këta janë në fakt llumi i asaj që mund të quhet media.

Së pari, sepse nga taksat e shqiptarëve është dhënë një koncesion inceneratorësh, 178 milionë euro. Me të gjitha kostot e fitimeve të llogaritura për 30 vite shkon rreth 430 milionë euro dhe disa dhjetëra miliona euro paguhet media. Dhe janë paratë e e shqiptarëve që kalojnë tek inceneratorët e më pas nga inceneratorët shkojnë në zinxhir tek televizionet, tek portalet. Dikush do thotë nuk ka asgjë të keqe. Ka qejf të reklamojë. Patjetër, edhe kjo është e pranueshme.

Por, që televizioni të ketë moral, që të tregojë se është në anën e qytetarit, duhet të shkojë dhe të filmojë inceneratorin.

LEXO EDHE:  “Koha të veproni”/ Xhafaj kritika qeverisë, mesazh të fortë gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ku është inceneratori i Tiranës?

Nuk ka incenerator në Tiranë.

Duhet të bëjë përllogaritjet e kostove.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,A duhet të paguheshin kaq shumë para? Apo mund të bëhej me gjysmën e tyre?

Sepse në rast se nga taksat e shqiptarëve mund të kurseheshin gjysmat e atyre lekëve, mund të ishte bërë një investim tjetër. Shumë shkolla, shumë rrugë.

Jo të fryhen miliona euro fatura, të cilat më pas shkojnë tek media, për t’i mbyllur gojën.

Media nuk mund të mbajë anën e inceneratorëve, as anën e pushtetit. Pavarësisht se dikush ka vendosur të lëpihet poshtë “hallateve” të kryeministrit apo kryebashkiakut të Tiranës.

Media ka mision të shkojë dhe të tregojë sesi është inceneratori në Elbasan? Si është ai në Fier? Si është landfilli i Tiranës? Ku është inceneratori? Pse janë vonuar investimet? Me çfarë parash po ndërtohen? Kush janë njerëzit e përfshirë?

Sepse ka edhe kompani të trafikantëve të drogës që kanë punuar dhe marrë para nga taksat e shqiptarëve, për këto inceneratorë.

E bashkë me ta janë edhe këta të medias, që bëjnë sikur iu “digjet barku” për interesin publik, për qytetarin. Por, në fakt interesi i tyre është vetëm xhepi.

Duke grabitur xhepat e shqiptarëve ditë pas dite dhe duke marrë para nga korrupsioni i koncesionit të inceneratorëve dhe duke i futur në xhepat e tyre.

Media ka për mision ta denoncojë dhe ta tregojë të vërtetën. Jo nga korrupsioni dhe gënjeshtra të marrë dhe të fusë para në xhep, siç mbizotërojnë sot në tregun mediatik shumë hijena, të vjetër e të rinj, spiunë të huaj apo shqiptarë.

Në fund nuk janë gjë tjetër. Thjeshtë llumi dhe niveli më I pështirë i asaj që quhet gazetari.

Janë këta personazhe që paguhen e paguhen, dhe në fund mundet edhe të flasin, të thonë edhe ndonjë fjalë më shumë e të justifikohen për hajdutërinë e radhës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Me çfarë financash e paguani eskortën/ Klodiana Lala kap mat Gazment Bardhin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazment Bardhi është pyetur mbrëmë në emisionin “Opinion” nga Klodjana Lala se kush e paguan eskortën që e shoqëron.

Fillimisht Bardhi ka thënë se një pjesë e paguan partia.

Por kur është pyetur se kush e paguan pjesën tjetër, Bardhi ka dhënë një përgjigje konfuze.



“Unë”, ka thënë Bardhi pa sqaruar me se çfare parash dhe pa përmendur rrogën e deputetit.

LEXO EDHE:  SPAK hetime për tre inceneratorët/ Tunden prangat për të tjerë zyrtarë?

LEXO EDHE:  Rama konfirmon në detyrë Ogerta Manastirliun

Ndërsa pyetjeve të tjera, sa persona janë eskortë dhe sa paguan PD, Bardhi nuk është përgjigjur./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazment Bardhi mbërrin në Prokurorinë e Tiranës/ “Kyç” gojën para gazetarëve

Publikuar

-

Nga

Gazment Bardhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, ku do të merret në pyetje në lidhje me protestën e 8 Janarit.

Bardhi është paraqitur pranë organit të akuzës rreth orës 11:00, dhe nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment para gazetarëve.

Gazment Bardhi është nën hetim, për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”.

LEXO EDHE:  Nga Kreshnik Çollaku/ Nëse ka një rrezik rus në Tirane, ai është modeli i Mafies

LEXO EDHE:  Nga Kreshnik Çollaku/ Nëse ka një rrezik rus në Tirane, ai është modeli i Mafies



Ndërkohë, pas Bardhit në Prokurorinë e Tiranës, do të shkojë edhe Lulzim Basha.

Ndërsa dje janë marrë në pyetje, Sali Berisha dhe Flamur Noka.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike në të gjitha ambientet e selisë së PD-së, ndërsa Gjykata eTiranës ka liruar 34 të arrestuarit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Hoxha publikon detajet/ Basha është ministër i Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha e cilëson Lulzim Bashën si ministër për Opozitën, në Qeverinë e Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha ka publikuar një video nga protestat e Opozitës, në 2019, kur Lulzim Basha shprehej se “Edi Rama nuk është më kryeministër”.

Po ashtu ai ka publikuar edhe një foto nga protesta e 8 Janarit, kur forcat e policisë rrethuan selinë e PD.

LEXO EDHE:  SPAK hetime për tre inceneratorët/ Tunden prangat për të tjerë zyrtarë?

LEXO EDHE:  Skandali-Basha “fle” mbi dosjen e inceneratorëve/ Bën avokatinë publike të aferës korruptive



Lul Al-Bashari është Ministri për Opoziten i Qeverisë Rama.”-shkruan Lisandër Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE