Kush ia thotë Bora Zemanit fjalët më të bukura?

14 Janar 2022, 16:14, Lifestyle CNA
Kush ia thotë Bora Zemanit fjalët më të bukura?

Bora Zemani është padyshim një nga moderatoret më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Pak ditë më parë, moderatorja festoi 30 vjetorin e lindjes në një festë të madhe plot me miq e kolegë, personazhe të njohur të ekranit.

Sot në emisionin “Ftesë në 5” janë transmetuar disa momente nga ditëlindja e saj, ku Bora është shprehur se si e ka pritur këtë 30 vjetor.

Ajo u shpreh se ndihet shumë e plotësuar dhe e lumtur. Teksa është pyetur për urimin më të bukur që ka marrë për ditëlindje, Bora është shprehur se fjalët më të bukura ia thotë djali i saj, Arbori.

?Jam shumë e lumtur se përgjatë këtyre viteve kam patur të bëj me njerëz miq që kam bashkëpunuar. Fjalët më të bukura mi thotë Arbori, së fundi më ka gjetur një gjë shumë të bukur që më thotë mami ti je shtëpia ime?, është shprehur Bora./ CNA.al

Lajmet e fundit nga