Connect with Us

Kristian Eriksen nuk heq dorë: Dua të jem në Botërorin e Katarit

Sport

Kristian Eriksen nuk heq dorë: Dua të jem në Botërorin e Katarit

Publikuar

-

/

Kristian Eriksen duket se ka harruar tmerrin e përjetuar në verë gjatë Europianit (Danimarkë-Finlandë 12.6.2021) ku rrezikoi jetën dhe tani gjithnjë e më shumë po mendon për kthimin në fushë.

Pavarësisht se me aparat në zemër, për mesfushorin danez nuk mungon interesi, ku një ndër klubet që është gati t’i ofrojë një kontratë është Bajerni i Mynihut. Objektivi madhor i tij është të grumbullohet me kombëtaren daneze për kampionatin e ardhshëm botëror në Katar, ku nordikët janë kualifikuar drejtpërdrejt.

“Dua të jem në Katar” ka thënë ndër të tjera ai për radion daneze “DR”. Por për ta arritur qëllimin atij i nevojitet një skuadër e dorës së parë. Klubeve si Ajaksi dhe Totenhemi, në orët e fundit u është shtuar dhe Bajerni i Mynihut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Elseid Hysaj nuk duket në stërvitjen e Lazios, çfarë ka ndodhur me shqiptarin?

Publikuar

-

Elseid Hysaj nuk po duket askund. Më saktësisht, mbrojtësi ka munguar dje në stërvitjen e skuadrës së Lacios dhe nuk ka qenë i vetmi, duke bërë që të ngrihet alarm në mediat italiane ku qartësisht janë hedhur dyshimet për ndonjë infektim të mundshëm me COVID.

Raportohet se në seancën e sotme të stërvitjes, Hysaj ka munguar ashtu si Andre Anderson, Bashiç dhe Pepe Reina. Klubi nuk ka dalë me asnjë komunikatë rreth situatës së tyre dhe deri tani nuk ka dhënë asnjë lloj shpjegimi.



Kjo ka bërë që në Itali të mendohet për një tjetër valë infektimesh në klubin e Lacios, ku në të kaluarën situatat e lojtarëve me COVID kanë krijuar jo pak probleme. Shembulli konkret është Strakosha, i cili në një pjesë të testeve rezultonte pozitiv e në një pjesë negativ, duke bërë që lojtari të humbte një muaj larg fushave të lojës e si pasojë edhe vendin e tij në formacionin titullar.

LEXO TE PLOTE

Sport

Teuta godet në merkato, merr ish-mbrojtësin e Skënderbeut

Publikuar

-

Teuta më në fund gjen një qendërmbrojtës, pasi ka afruar në ekip Harrallamb Qaqin, i cili së fundmi ka luajtur me Drenicën në Kosovë, ndërsa vjet ishte pjesë e Skënderbeut.

Lojtari ka dalë në stërvitje me klubin durrsak dhe pritet të firmos së shpejti. Një investim i rëndësishëm i Teutës, në mënyrë që të përballojë pjesën e mbetur të sezonit.



28 vjeçari nuk është një emër i panjohur pasi ka luajtur me disa nga ekipet më prestigjioze të Superiores. Mbrojtësi ka luajtur me ekipe si Partizani, Laçi, Kukësi dhe Skënderbeu.

LEXO TE PLOTE

Sport

Talenti i Dinamos shfaqet në stërvitje me Partizanin

Publikuar

-

Partizani duket se ka në qendër të merkatos “dinamovitët”. Pas Xhuliano Skukës, Elsamed Burgaj është bashkuar me “demat e kuq” në stërvitje.

18-vjeçari zyrtarisht është pjesë e Dinamos dhe ka kontratë me blutë deri në fund të sezonit. Gjithsesi, ky fakt nuk e pengon aspak qendërmbrojtësin të braktisë skuadrën e Dinamos U-19 e t’i bashkohet të kuqve.



Te “nëndetësja” nuk kanë në plan ta lënë të lirë të riun dhe me shumë mundësi, atij do t’i duhet të qëndrojë pa luajtur deri në fund të sezonit, kur më pas del i lirë dhe mund të federohet si lojtar i Partizanit. Burgaj është pjesë e Kombëtares U-19 dhe shihet si një talent shumë premtues.

LEXO TE PLOTE