Connect with Us

“Kinezi” rikthehet te Skënderbeu pas 11 vitesh: Erdha në shtëpinë time

Sport

“Kinezi” rikthehet te Skënderbeu pas 11 vitesh: Erdha në shtëpinë time

Publikuar

-

/

Skënderbeu ka përforcuar ekipin me lojtarë të rinj, por dhe me rikthime në ekip. Korçarët kanë prezantuar sot mbrojtësin Erlis Frashëri, i njohur nga tifozët korçarë si “kinezi”. 33 vjeçari në një konferencë për shtyp, u shpreh i lumtur për rikthimin tek Skënderbeu. Mbrojtësi u rikthye në Superiore pas aventurës që pati në Kosovë me Gjilanin.

“Rikthehem pas shumë vitesh tek Skënderbeu. Erdha tek shtëpia ime, tek qyteti im i dashur. Ne e dimë që Skënderbeu është një ekip i madh në Shqipëri, dhe erdha të jap ndihmën time që ekipi të jetë sa më lart. Kontrata ime është afatgjate dhe shpresoj të jap maksimumin tim. Që ditën e parë jam ambientuar shumë mirë me ekipin. Shikoj djem të rinj që luajnë me shpirt. Kam parë një staf shumë të përkushtuar bashkë me presidentin dhe shpresoj që ta arrijmë sa më lart. Nuk mund të them që Skënderbeu do të jetë për mbijetesë, sepse i dimë vlerat e ekipit dhe do të japim maksimumin që të mos rrezikojmë.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Nis shtrimi i fushës, Partizani për pak ditë bëhet me shtëpi të re

Publikuar

-

Prej vitesh Partizani është në pritje të ndërtimit të “shtëpisë” së re dhe duket se më në fund skuadra do të mund të vrapojë e të gjuajë topin në kompleksin e ri privat të klubit në zonën e Tufinës. Burime brenda klubit të kuq bëjnë me dije se aktualisht është drejt fundit procesi i shtrimit të fushës dhe në harkun e disa ditëve, të ndihmuar edhe nga moti me diell që pritet në vijim, lojtarët do të nisin stërvitjen në kompleksin e ri. Aktualisht po punohet vetëm me fushën e stadiumit, e cila aktualisht do të jetë e gatshme vetëm për stërvitje dhe jo për ndeshje, siç është parashikuar të përdoret ky impiant.



Ky është pa dyshim një lajm shumë i mirë për të kuqtë, të cilët prej disa vitesh stërviten në fusha private, që kanë qenë me bar artificial. Kjo ndikon drejtpërdrejt në paraqitjen e ekipit në fushën e lojës, por pa dyshim ky faktor është edhe një nga shkaqet e dëmtimeve të shumta që skuadra ka pasur këtë sezon. Fusha e impiantit të ri është hibride, e përbërë me përqindjen më të madhe nga bari natyral, i ndërthurur me atë artificial. Në vijim do të nisë edhe funksionimi i ambienteve të tjera të kompleksit.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

COVID-19 lë me pasoja serioze mbrojtësin e Bayernit

Publikuar

-

Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, Alfonso Dejvis, është diagnostikuar me miokardit të lehtë pasi u shërua nga COVID-19. Kanadezi nuk do të bashkohet me ekipin e parë për një periudhë të pacaktuar. Bajerni i Mynihut ka zbuluar ditën e sotme se 21-vjeçarit i janë shfaqur shenja të inflamacionit të muskujve të zemrës. Kanadezi sapo u rikuperua nga COVID-19 dhe duket se kjo i ka lënë pasoja mbrojtësit.



“Gjatë një ekzaminimi që ne bëjmë me çdo lojtar që ka qenë i infektuar, zbuluam shenja të miokardit të butë te Dejvis. Ai ka ndërprerë stërvitjen për tani dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit për javët e ardhshme. Ky miokardit nuk është dramatik, por janë thjesht shenja të një inflamacioni. Gjithsesi ai duhet të shërohet dhe kjo do të marrë pak kohë” u shpreh trajneri i Bajern, Julian Nagelsman, në një intervistë për shtyp.

LEXO TE PLOTE

Sport

Skënderbeu prezanton blerjen e re, Alin: Ja pse zgjodha Skënderbeun

Publikuar

-

Skënderbeu prezantoi blerjen më të re nga Shkupi. Klubi afroi Ramin Aliin për të përforcuar organikën për pjesën e mbetur të sezonit. Në një konferencë për shtyp mesfushori u shpreh i lumtur për këtë lëvizje si dhe tregoi arsyen përse iu bashku korçarëve.

Karrriera

“Kam qenë tek të rinjtë e Shkëndijës dhe pastaj tek klubi i Shkupit, ku kam luajtur disa ndeshje. Firmosja me Skënderbeun mendoj se është një hap i mirë për të ardhmen time. Shpresoj të eci mirë.”

Kontrata

“Kam firmosur një kontratë dy vjeçare dhe të shohim pastaj.”



Pozicioni në fushë

“Luaj mesfushor me këmbën e majtën në të gjithë pozicionet e mesfushës. Për ndeshjen e nesërme vendos trajneri.”

Përse Skënderbeun?

“Projekti dhe fakti që luajnë lojtarë të rinj. Mendoj se mund të bëj diçka këtu. Këtu gjej Bekim Rexhepin dhe Leart Sadriun. Të dy kanë luajtur tek Shkëndija e Tetovës.”

LEXO TE PLOTE