Connect with Us

Këlliçi bën deklaratën e fortë/ Jap dorëheqjen nëse…

Politikë

Këlliçi bën deklaratën e fortë/ Jap dorëheqjen nëse…

Publikuar

-

/
cna politike

Deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se është gati të japë dorëheqjen nëse roja i dorëhequr i selisë së PD nuk e mund Lulzim Bashën me vota.

Nëse në një garë politike një anëtar një votë, roja i dorëhequr Pëllumb Matraku që dha dorëheqjen nuk e mund me vonë Lulzim Bashën Belind Këlliçi jep dorëheqjen nga mandati i deputetit. I qëndroj fije për pe kësaj që them”, tha ai.

I ftuar në studion e Abc news, Këlliçi ka folur për organizimin e protestës së ardhshme. Këlliçi zbulon se duhet të marrin masa për tu përballur me kryeministrin Edi Rama.

Mbetet i paqartë organizimi i protestës tjetër sepse duhet të marrim masa për t’u përballur me Edi Ramën.  Zoti Berisha në Shkodër rinis turin e takimeve në 12 qarqet”, ka deklaruar deputeti.

Këlliçi ka komentuar në lidhje me projektin e ndërtimit të kullave në truallin e selisë së PD. Ai shprehet se ka dëgjuar se bëhet fjalë për një projekt me një vlerë rreth 1.4 milionë euro.

LEXO EDHE:  “Kryeministri ia ka ‘lypur’ 7 herë Bashës nga dje deri sot”/ Kryemadhi: Jemi një aleancë

Gjithashtu i është përgjigjur akuzave të Gazment Bardhit, i cili mbrëmë në Opinion u shpreh se për këtë projekt ka dijeni Sali Berisha.

Këlliçi iu ka bërë thirrje që nëse kanë fakte t’i bëjnë publike.

“Çështja e kullave është që unë e kam parë përmes mediave, Nuk i besoj teoritë konspirative. Janë hedhur 1.4  mln euro për projektin e kullave në PD. Uroj të mos jetë i vërtetë nga ky projekt. Kam dëgjuar nga fraksioni i vulës që është i përfshirë Berisha. U bëj thirrje nëse kanë edhe një fakt ta bëjnë publike. Ky projekt tenton ta kthejë opozitën në kullë”, tha ai.

Ndër të tjera, Këlliçi ka treguar se të hënën do të jetë prezent në Kuvend./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kemi folur me mesazhe”/ Këlliçi sqaron komunikimin me Metën para protestës

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçi ka sqaruar pasditen e sotme komunikimin me presidentin e Republikës Ilir Meta gjatë protestës së 8 Janarit para selisë blu.

Në vijim të mesazhit të bërë publik sot nga kreu i shtetit, Këlliçi në një intervistë për ABC News deklaroi se ka pasur një thirrje në celular nga ky i fundit gjatë kohës që ka qenë në mbledhje. Në pamundësi për t’iu përgjigjur shtoi ai, i ka dërguar një mesazh.

Një komunikim që është bërë publik edhe për media. Kam pasur një telefonatë nga presidenti mëngjesin e 8 janarit që nuk kam pasur mundësi t’I përgjigjem. Unë komunikoj çdo ditë në çdo orë të ditës të natës me demokratë të thjeshtë apo jo. Çdokujt i kthej përgjigje dhe jo më presidentit. I kam çuar një mesazh mbrapsht kur kam parë thirrjen që president kam qenë në takim. Ai kishte pasur një shqetësim në lidhje me makinat e parkuara”, u shpreh Këlliçi.



Ai deklaroi se ditën e protestës demokratët janë goditur dhe janë gjakosur ndërsa 12 prej tyre kanë përfunduar në spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar.

LEXO EDHE:  Rama shfrenon imagjinatën për Bashën, Shehun dhe Kryemadhin

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ OSBE “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit

Janë thyer disa xhama sepse demokratët janë goditur janë gjakosur. 12 prej tyre janë dërguar në spitalin e Traumës. Në gjendjen ku është sot PD do doja të dija ndonjë forcë politike në botë që blindon selinë dhe helmon anëtarët e saj me gaz”, tha ai.

Presidenti Meta, gjatë konferencës pë media u shpreh se ka komunikar me Këlliçin me sms dhe i ka kërkuar këtij të fundit të ruajnë qetësinë. “I kërkoj falje zotërisë, Belind Këlliçit, të shtunën në 10:24, kur pashë makinat te oborri i PD, dhe e vlerësova si moment provokativ, ndaj e mora në telefon Këlliçin, nuk ma hapi. Pastaj më tha “President, sapo mbaruam një mbledhje me të rinjtë”. I them “Kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr, se është provokim”. “Po, po”, më thotë ai. 20 minuta para se të hapej dera, i them “Mos humbni kontrollin paqësor të protestës”. “Po”, më thotë.
Presidenti nuk bën as lojëra të dyfishta, as të trefishta. Presidenti dënon dhunën”, tha Meta. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza në PD/ Minarolli: Zgjedhje në degë, kryetari pas 22 marsit

Publikuar

-

Nga

As me vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe referendumin e shkarkimit e as me protestën e 8 janarit Lulzim Bashën nuk e larguan nga zyra. Por Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike thotë se protesta ishte vetëm hapi i parë për të marrë selinë.

Ervin Minarolli tregoi se ka nisur puna për riorganizimin e strukturave të partisë në çdo qelizë në mënyrë që të gjithë vendimet e Kuvendit të përmbyllen deri më 22 mars.

“Ne nuk jemi një parti e re, ne e kemi eksperiencën, kemi ngritur grupe pune. Janë po ato grupe që mblodhën firmat për të krijuar strukturat e reja”, tha Minarolli për A2CNN.

Në respekt të statutit të miratuar në kuvendin e 11 dhjetorit, Minarolli shpjegoi edhe mënyrën e zgjedhjes së strukturave të reja, si dhe rikonfigurimin e ri të Kuvendit Kombëtar të partisë.

LEXO EDHE:  Murrizi nuk përmbahet ndaj Bashës/ “Klloun që do ta kishin zili k***, lëpin aty ku dhj*t”

LEXO EDHE:  Rama shfrenon imagjinatën për Bashën, Shehun dhe Kryemadhin



“Është futur parimi 1 anëtar, 1 votë për drejtuesit e degëve. Delegatët e Kuvendit do të zgjidhen nga kuvendit i degës dhe nga 7 mijë anëtarë, do të kemi kuvendin me 1000 e ca delegatë.

Me bindjen se shumica është në anën e tyre, mohoi që krijimi i një partie të re nga mbështetësit e Sali Berishës të jetë opsion.

“Do të kishim frikë nga ndarja nëse forcat dhe bazat do të ishin të barabarta, por baza është dukshëm në favorin tonë”.

Pas Kuvendit të 22 marsit, rithemeluesit i hapin rrugë garës për kryetarin e ri të partisë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Beteja për PD në gjykatë/ Bumçi: Rama do e ndihmojë Bashën të mbajë vulën

Publikuar

-

Nga

Pas Kuvendit të 11 dhjetorit dhe antimitingut të 18 dhjetorit, tashmë beteja për PD është në gjykatë.

Ish deputeti demokrat Aldo Bumçi e quajti një shëmti 8 Janarin sa i përket sjelljes së Lulzim Bashës, ndërsa shtron se shkatërrimi i procesit të natyrshëm politik nga ana e Bashës ka sjellë edhe gjendjen e opozitës së sotme. Sipas Bumçit, në ndihmë të kreut të PD është vetë Edi Rama.

Ka pasur një garanci që nuk do të ketë kontroll në seli për njerëzit dhe mercenarët. Kemi shkatërrimin e procesit politik. Ka një pjesë të madhe njerëzish që nuk e duan Edi Ramën. Më 25 Prill kishim një mungesë përgatitje nga ana jonë dhe një mungesë koordinimi me aleatët. Lista e kandidatëve nuk del kurrë 45 ditë para zgjedhjeve. Si mundet që në bastionet e PD, kryetari i Partisë merr dikë dhe thotë më gjeni një kandidat me kët karakteristika. Basha ka treguar se çdo vendim e zvarrit për në momentin e fundit”, tha Bumçi.

LEXO EDHE:  Rama shfrenon imagjinatën për Bashën, Shehun dhe Kryemadhin

LEXO EDHE:  Lulzim Basha thirrje shqiptarëve/ “Të bashkojmë zemrat tona”



Ai shtoi se Lulzim Basha është i paaftë për të qenë kryeministër. Sipas ish-deputetit PD, në të gjithë fushatën nuk gjen dot një kronikë që Basha të ketë prezantuar një kandidat.

Ka një shumicë të qartë të lodhur me Edi Ramën, por opozita është në mënyrë artificiale në këtë betejë. Siç u la selia, ka shumë mundësi që edhe në Gjykatë Basha me mbështetjen e Ramës të mundet ta mbajë vulën për të mbajtur opozitën në krizë”, tha Bumçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE