LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazment Bardhi mbërrin në Prokurorinë e Tiranës/ “Kyç” gojën para gazetarëve

14 Janar 2022, 10:13, Politikë CNA
Gazment Bardhi mbërrin në Prokurorinë e Tiranës/

Gazment Bardhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, ku do të merret në pyetje në lidhje me protestën e 8 Janarit.

Bardhi është paraqitur pranë organit të akuzës rreth orës 11:00, dhe nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment para gazetarëve.

Gazment Bardhi është nën hetim, për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive? dhe ?Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme?.

Ndërkohë, pas Bardhit në Prokurorinë e Tiranës, do të shkojë edhe Lulzim Basha.

Ndërsa dje janë marrë në pyetje, Sali Berisha dhe Flamur Noka.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike në të gjitha ambientet e selisë së PD-së, ndërsa Gjykata eTiranës ka liruar 34 të arrestuarit./CNA.al

Lajmet e fundit nga