LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/ “Rruga e vdekjes” në Torovicë, u hodhën 3 mln euro, por banorët rrezikojë sërish jetën!

14 Janar 2022, 19:55, Denoncim CNA
Fiks Fare/ “Rruga e vdekjes” në Torovicë, u hodhën 3

Mijëra banorë të Njësisë Administrative Balldre në Lezhë rrezikojnë përditë jetën, si pasojë e gurëve që bien në rrugë.

Aksi Balldre-Torovicë konsiderohet si ?rruga e vdekjes?, por edhe pas rikonstruksionit prej 3 milionë eurosh, sërish në rrugë bien gurë të mëdhenj. Në tetor të vitit 2017, një gur i madh u shkëput nga mali dhe i mori jetën 3 personave, dy vëllezërve dhe bashkëshortes shtatzënë të njërit prej tyre. Ata po udhëtonin me një mjet tip foristradë, kur befas një gurë i madh u shkëput nga mali dhe goditi makinën e tyre. Pas këtij aksidenti, rruga u rindërtua në vitit 2019, por edhe pas rikonstruksionit sërish rrezikshmëria është e njëjtë.

Banorët e zonës ankohen se të tillë gurë shkëputen në ditët me shi, duke rrezikuar shtëpi dhe automjetet që lëvizin në këtë akt. ?Kam qenë këtu ditën e aksidentit në tetor 2017. Tmerr, disa të vdekur. Por, edhe pas kësaj kohe ne rrezikohemi sërish. Na bien gurë në shtëpi, në bahçe dhe bien në rrugë. Kemi frikë të jetojmë. Kur bie shi jemi me sy e veshë nga mali? thotë një banore, e cila ka shtëpinë afër vendit ku ndodhi aksidenti i tetorit 2017. Ndërkohë, pak metra më larg, një çift kanë nxjerrë bagëtitë për t?i kullotur. Ata thonë se një gur i madh, i njëjtë me atë të aksidentit të 2017-ës është gati për t?u shkëputur nga mali. ?Kemi frikë të jetojmë. Një gur i madh është gati për t?u shkëputur. Ndërkohë, gurë më të vegjël bien sa herë bie shi. Bien në rrugë, në shtëpi. Deri tani na ka mbrojtur Zoti? thonë ata.

Ndërkohë, pas aksidentit, qeveria u kujtua të rikonstruktojë këtë segment të degraduar. Sipas dokumenteve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit akordoi 379 milionë lekë të reja për rrugën që përdoret nga 10 mijë banorë të zonës së Lezhës dhe Shkodrës. Rruga, e gjatë 19 kilometra përfundoi se ndërtuari më dhjetor 2019. Por, dy vite më pas, situata është sërish problematike. Në dimër, gurë rrëshkasin nga mali, duke rrezikuar jetët e përdoruesve të kësaj rruge. E njëjta problematike si ajo e tetorit 2017. Banorët ankohen se, firma që bëri rrugën, vetëm sa shtroi asfaltin, ndërsa nuk i dha zgjidhje rrëshkitjes së gurëve.

Sipas dokumenteve që disponon Fiks Fare, firma e cila ka kryer punimet në këtë rrugë është ALBTIEFBAU, ndërsa tenderin e ka zhvilluar Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Vlera totale e ndërtimit ka qenë rreth 3 milionë euro. Por, kush gaboi që fenomeni i rrëshqitjeve të gurëve vijoi, Bashkia Lezhë që e projektoi apo firma kontraktuese?! Fiks Fare kontaktoi me inxhinierin e kësaj firme. Gazetarët e Fiks Fare kontaktuan me inxhinierin e kësaj firme, Fatjon Pashi, i cili thotë se ?ne kemi bërë punime vetëm në rrugë?. Sipas tij, projekti i FSHZH-së ishte vetëm për rrugën dhe disiplinimin e ujërave. ?Kemi bërë vetëm asfaltim dhe disiplinim të ujërave, mure deri në 1 metër që ndalojnë gurë të vegjël të bien në rrugë. Nuk kemi pasur mbrojtje malore? thotë inxhinieri. Sipas tij, një rehabilitim i tillë kushton shumë, duke qenë se zona e rrezikshme është tepër e gjatë. Më tej pohon se, tenderin e ka bërë FSHZH dhe në fund, rrugën e ka marrë në dorëzim Bashkia Lezhë.

Por, prej muajit dhjetor 2019, pushteti lokal dhe ai qendror nuk i kanë dhënë zgjidhje se kush duhet ta mirëmbajë. Fiks Fare bisedoi me Sandër Marashin, administratorin e Njësisë Administrative Balldre në Lezhë. Ai thotë se ky fenomen ka qenë prej vitesh në Torovicë, pasi shpati i malit është i thepisur dhe nga erozioni dhe prerja e pemëve. Thotë se bashkia e ka të pamundur që të bëjë një projekt i tillë, pasi shpati i malit është tepër i lartë dhe duhet ndërhyrje nga forcat xheniere. ?Kanë ardhur disa xhenierë dhe kanë bërë matje, por duhet shpërthime në lartësi që të thërrmohen gurët e rrezikshëm? pohon ai.

Problematika e rrezikshmërisë së kësaj rruge është diskutuar edhe në Këshillin Bashkiak të Lezhës, ku kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, tha se i ka kërkuar ndihmë Autoritetit Rrugor Shqiptar. ?Kemi kërkuar ndërhyrje te ARRSH. bashkëpunojmë me qeverinë për këto problematika. Jemi në kontakt? tha Ndreu në një mbledhje të këtij Këshilli. Por, deri më sot, ARRSH nuk ka marrë asnjë masë, qoftë për mirëmbajtjen ashtu edhe për fenomenin e rrëshqitjeve të gurëve, duke rrezikuar jetën e udhëtarëve dhe banorëve të zonës./tch

Lajmet e fundit nga