Connect with Us

“Fast & Furious” në Kamëz/ “Benzi” me targa të vjedhura le me “gisht në gojë” policinë

Kronika

“Fast & Furious” në Kamëz/ “Benzi” me targa të vjedhura le me “gisht në gojë” policinë

Publikuar

-

/

Policia është alarmuar gjatë orëve të vona të natës nga një makinë tip “Benz”, në të cilin udhëtonin dy persona.

Sipas Abcnews, makina në fjalë është pikasur nga një patrullë policie në zonën e Qafës së Kasharit në Tiranë, ndërsa më pas është larguar me shpejtësi në drejtim të Kamzës dhe më pas në drejtim të Fushë Krujës.

Pasi kanë konstatuar shpejtësinë  e mjetit, policia raportohet se është vënë në ndjekje të “Benzit”.

Duke mos mundur ta ndalojnë, policia ka bërë një kontroll të targave që më pas rezultuan të vjedhura dhe të denoncuar. Ndjekja mësohet se ka vijuar për disa kilometra por më pas dy të rinjtë me “benz”, kanë mundur të shpëtojnë në zonën e Fushë Krujës.

Policia ka dyshime se mund të kenë pasur qëllim përdorimin e tyre në ndonjë ngjarje kriminale.

Kujtojmë se në Shqipëri, skema të tilla me targa të vjedhura janë të përsëritura. Kriminelët përdorim makina po ashtu të vjedhura, më pas vendosin targat e vjedhura nga automjete të tjera dhe kryejnë ekzekutimet. Pas krimit arratisen, i vendosin flakën makinës së përdorur dhe kështu zhdukin çdo gjurmë, duke e bërë thuajse të pamundur gjetjen e tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kontrabandonin naftë/ Prangosen tre persona

Publikuar

-

Nga

Tre persona në Dibër janë arrestuar pasi tregtonin naftë kontrabandë dhe furnizonin automjetet e transportit të udhëtarëve, duke shmangur detyrimet doganore, vihen në pranga 3 shtetas.

Nga operacioni policor i koduar “Evazioni”, kanë rënë në pranga shtetasi A. C., 54 vjeç, banues në Njësia Administrative Kostriot, Bashkia Dibër, administrator i një subjekti privat, me fushë të veprimtarisë në transport udhëtarësh, I.M., 36 vjeç, banues në Njësia Administrative Kastriot, Bashkia Dibër, menaxher i subjektit dhe A.L., 32 vjeç, banues në Peshkopi, Bashkia Dibër, me punë shofer në subjektin privat.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas kishin instaluar dy serbatorë për naftë në një automjet në përdorim të këtij subjekti dhe në mënyrë të vazhdueshme e sistematike merrnin lëndë djegëse (gazoil), në Dibër të Madhe dhe më pas e depozitonin në një depozitë nafte në afërsi të ambienteve tregtare të subjektit të tyre.



Ky subjekt duke qënë se disponon mjete të transportit të udhëtarëve nëpërmjet kësaj skeme dyshohet se kryenin kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe evazion fiskal duke shmangur detyrimet doganore të hidrokarbureve nga pika e kalimit kufitar Bllatë ku më pas u furnizonin mjetet e transportit.

Si rezultat i veprimeve hetimore si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës së këtij subjekti u gjet një depozitë e mbushur me lëndë djegëse (gazoil) në sasinë rreth 800 litra e dyshuar se është grumbulluar nga veprimtaria kriminale e kontrabandës së kryer nga personat e mësipërm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafikonin emigrantët/ 51 vjeçari dhe bashkëpunëtorja e tij kapen mat në Paskuqan

Publikuar

-

Nga

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin në vendet fqinje, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Midnight”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M., 51 vjeç, banues në Babrru, Tiranë, dhe u procedua penalisht bashkëpunëtorja e tij, shtetasja I. N., 35 vjeçe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.



Shtetasi I. M. është kapur nga shërbimet e Policisë, në mesnatë, në zonën e Paskuqanit, duke transportuar 2 emigrantë, të cilëve iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit monetar.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 2 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet i djegur një “Volkswagen” pa targa/ Policia e Fierit vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Gjendet i djegur “Volkswagen”-i pa targa në Fier, policia “vihet” në lëvizje

Një automjet  tip “Volksëagen” pa targa është gjetur i djegur plotësisht në Frakull të Fierit.

Policia bën me dije se po punohet për të identifikuar personin që e ka në pronësi dhe shkakun e djegies së automjetit.



“Në fshatin Frakull, Fier, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Volksëagen”, pa targa. U kryen veprimet hetimore dhe po punohet për identifikimin e pronësisë së mjetit dhe përcaktimin e shkakut të djegies së këtij automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE