LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhjetë konfliktet që do diktojnë zhvillimet ndërkombëtare gjatë këtij viti

14 Janar 2022, 09:07, Blog CNA
Dhjetë konfliktet që do diktojnë zhvillimet

Nga Mauro Indelicato ?Il Giornale?

Viti i ri po rikthen konfliktet e vjetra. Pas Vitit të Ri, politika ndërkombëtare duhet të merret me modelet politike dhe ushtarake të trashëguara nga viti 2021. Në 12 muajt e ardhshëm do të ketë të paktën 10 situata shumë të nxehta që duhen monitoruar.

Për momentin, sfida kryesore sot për sot që është më shumë politike sesa ushtarake, po zhvillohet në Paqësor. Vitin e kaluar u nënshkrua marrëveshja AUKUS midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Australisë.

Synimi kryesor i saj është të krijojë një aleancë të aftë për të frenuar synimet kineze në rajon. Ky vit mund të sjellë një përplasje direkte në Tajvan, ku gjendet një prani e madhe e trupave amerikane, ndërsa afër ishullit kinezët kanë kryer muajt e fundit shumë manovra më avionët dhe anijet e tyre.

Viti që sapo ka përfunduar është shoqërua me një përshkallëzim të tensioneve. Ushtria ukrainase ka marrë nën kontroll ?zonat tampon? të krijuara nga Marrëveshjet e Minskut të vitit 2014. Nga ana e saj, Moska i ka dhënë dritën jeshile vendosjes së qindra mijëra ushtarëve të saj përgjatë kufirit. Në dhjetor, një bisedë telefonike midis presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Xho Bajden, i ka ulur disi tensionet. Por mundësia e një konflikti të drejtpërdrejtë midis Moskës dhe Kievit është ende shumë e fortë.

Në gushtin e vitit të kaluar, Talebanët rifituan pushtetin në Afganistan pas 20 vitesh. Por konflikti afgan nuk mund të konsiderohet si i përfunduar. Kjo pasi Talebanët po përballen me probleme të ndryshme, të cilat mund të destabilizojnë vendin në muajt e ardhshëm.

Krizës ekonomike i shtohet sfida e ISIS. Bllokada ekonomike dhe alarmi i rikthimit të terrorizmit, mund ta përshpejtojnë destabilizimin e ri të Afganistanit.

Shkaqet e trazirave që filluan në këtë vend të Azisë Qendrore në fillim të këtij vitit, janë të vjetra  Dhuna e protestave, i befasoi autoritetet. Kundërpërgjigja e ashpër e qeverisë mund ta kthejë situatën në normalitet, por nga ana tjetër mund të çojë në një përplasje edhe më të ashpër midis të njëjtave autoritete dhe grupeve rebele.

Këta të fundit, falë edhe grabitjeve të kazermave dhe komisariateve të policisë, kanë në dispozicion shumë armë dhe municione. Çdo destabilitet në Kazakistan do të kishte pasoja të mëdha për disa arsye. Para së gjithash, do të ishte një problem shumë serioz për Rusinë brenda hapësirës ish-sovjetike. Së dyti, ai mund të destabilizojë edhe vendet fqinje.

Destabiliteti në Libi

2021 duhej të ishte viti i zgjedhjeve në Libi. Por nuk pati negociata dhe dështimi i procesit zgjedhor mund të përfaqësonte prologun e një faze të re destabiliteti. Vendi është ende shumë i fragmentuar, si në nivelin politik po ashtu edhe në atë ushtarak.

Që nga marsi i vitit të kaluar ka një qeveri të unitetit kombëtar, por njëkohësisht nuk ka qartësi për strukturën aktuale institucionale dhe kontrolli real i territorit u është besuar milicive të të gjitha llojeve. Pas më shumë se 10 vjetësh që prej vdekjes së Muamar Gadafit, dita e një rifillimi në shkallë të gjerë të luftës nuk është aq e largët.

Deri tani lufta e nisur që në fundin e vitit 2020, ka shkaktuar mijëra të vdekur. Konflikti zhvillohet midis forcave qeveritare dhe atyre që lidhen me organizatën rebele ?Tigrat TPLF? në rajonin verior Tigraj. Kur lufta hyri në fazën e saj më delikate, qeveria etiopiane është mbështetur tek Kina dhe Turqia.

Që nga fundi i dhjetorit të kaluar nuk ka pasur më përleshje. Qeveria ka rimarrë të gjitha territoret e humbura në muajt e mëparshëm, por rebelët kanë mbajtur kontrollin e kryeqytetit rajonit Makale. Por këtë vit luftimet mund të rikthehen edhe më fuqishëm se me parë, me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e rajonit.

Për Sirinë flitet aktualisht pak në media. Por lufta aty është ende shumë e pranishme, dhe e aftë të shkaktojë në çdo moment jo pak probleme në nivel ndërkombëtar. Qeveria e Bashar Al Asadit, e mbështetur nga Rusia, ka marrë prej kohësh kontrollin e të gjitha qyteteve kryesore.

Por provinca e Idlibit është ende në duart e forcave ekstremiste dhe pro-turke. Për këtë arsye konflikti do të përfshijë ende një dialog intensiv midis Moskës dhe Ankarasë, dhe ekuilibri i ardhshëm do të varet nga negociatat Putin-Erdogan.

Konflikti Iran-SHBA dhe negociatat mbi programin bërthamor

Pesë vjet pas marrëveshjes së parë dhe 4 vjet pas zgjedhjes së Donald Trump për të nxjerrë SHBA-në nga ajo marrëveshje, Teherani dhe Uashingtoni po provojnë sërish rrugën e dialogut në Vjenë. Por planet për një sulm të SHBA-së mbi territorin iranian nuk janë anuluar kurrë plotësisht.

Pas përplasjes mes iranianëve dhe amerikanëve qëndron hija e izraelitëve. Shteti hebre

është i shqetësuar për programet e pasurimit të uraniumit nga Republika Islamike dhe ka bombarduar vazhdimisht objektivat iraniane në Siri në fund të vitit 2021.

Këtu lufta vazhdon që nga viti 2015, kur Arabia Saudite nisi sulmin mbi milicitë Huthi, që kanë lidhje me Iranin dhe ia dolën vitin e kaluar të pushtonin kryeqytetin e Jemenit Sana. Konflikti ka shkaktuar pasoja të rënda humanitare. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite është shpërbërë pjesërisht, dhe nuk ka arritur objektivat e përcaktuara politike dhe ushtarake. Konflikti u përshkallëzua në javët e fundit të 2021, dhe situata mbetet e nderë edhe për këtë vit 2022.

Izrael-Palestinë, dhe tensionet që nuk janë zbutur asnjëherë

Vitin e kaluar, për pak sa nuk nisi Intifada e Tretë, ndërsa Rripi i Gazës përjetoi skenat e luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Gjithçka nisi me protestat e palestinezëve kundër shpronësimeve në pjesën e vjetër të Jeruzalemit. Hamas lëshoi shumë raketa në drejtim të Izraelit, duke shkaktuar si kundërpërgjigje sulmet ajrore izraelite mbi Rripin e Gazës. Tensioni në rajon mbetet ende shumë i lartë edhe këtë vit.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga