COVID-19 lë me pasoja serioze mbrojtësin e Bayernit

14 Janar 2022, 15:29, Sport CNA
COVID-19 lë me pasoja serioze mbrojtësin e Bayernit

Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, Alfonso Dejvis, është diagnostikuar me miokardit të lehtë pasi u shërua nga COVID-19. Kanadezi nuk do të bashkohet me ekipin e parë për një periudhë të pacaktuar. Bajerni i Mynihut ka zbuluar ditën e sotme se 21-vjeçarit i janë shfaqur shenja të inflamacionit të muskujve të zemrës. Kanadezi sapo u rikuperua nga COVID-19 dhe duket se kjo i ka lënë pasoja mbrojtësit.

?Gjatë një ekzaminimi që ne bëjmë me çdo lojtar që ka qenë i infektuar, zbuluam shenja të miokardit të butë te Dejvis. Ai ka ndërprerë stërvitjen për tani dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit për javët e ardhshme. Ky miokardit nuk është dramatik, por janë thjesht shenja të një inflamacioni. Gjithsesi ai duhet të shërohet dhe kjo do të marrë pak kohë? u shpreh trajneri i Bajern, Julian Nagelsman, në një intervistë për shtyp.

Lajmet e fundit nga