LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beteja për PD në gjykatë/ Bumçi: Rama do e ndihmojë Bashën të mbajë vulën

14 Janar 2022, 17:30, Politikë CNA
Beteja për PD në gjykatë/ Bumçi: Rama do e ndihmojë

Pas Kuvendit të 11 dhjetorit dhe antimitingut të 18 dhjetorit, tashmë beteja për PD është në gjykatë.

Ish deputeti demokrat Aldo Bumçi e quajti një shëmti 8 Janarin sa i përket sjelljes së Lulzim Bashës, ndërsa shtron se shkatërrimi i procesit të natyrshëm politik nga ana e Bashës ka sjellë edhe gjendjen e opozitës së sotme. Sipas Bumçit, në ndihmë të kreut të PD është vetë Edi Rama.

?Ka pasur një garanci që nuk do të ketë kontroll në seli për njerëzit dhe mercenarët. Kemi shkatërrimin e procesit politik. Ka një pjesë të madhe njerëzish që nuk e duan Edi Ramën. Më 25 Prill kishim një mungesë përgatitje nga ana jonë dhe një mungesë koordinimi me aleatët. Lista e kandidatëve nuk del kurrë 45 ditë para zgjedhjeve. Si mundet që në bastionet e PD, kryetari i Partisë merr dikë dhe thotë më gjeni një kandidat me kët karakteristika. Basha ka treguar se çdo vendim e zvarrit për në momentin e fundit?, tha Bumçi.

Ai shtoi se Lulzim Basha është i paaftë për të qenë kryeministër. Sipas ish-deputetit PD, në të gjithë fushatën nuk gjen dot një kronikë që Basha të ketë prezantuar një kandidat.

?Ka një shumicë të qartë të lodhur me Edi Ramën, por opozita është në mënyrë artificiale në këtë betejë. Siç u la selia, ka shumë mundësi që edhe në Gjykatë Basha me mbështetjen e Ramës të mundet ta mbajë vulën për të mbajtur opozitën në krizë?, tha Bumçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga