Connect with Us

Vllaznia e priste, Erion Vucaj befason me ekipin e ri

Sport

Vllaznia e priste, Erion Vucaj befason me ekipin e ri

Publikuar

-

/

Tashmë është zyrtare, Erjon Vucaj është lojtari i ri i ekipit të Deçiçit të Tuzit, skuadra shqiptare që militon në Superligën e Malit të Zi.

31-vjeçari ishte shumë pranë firmës me Vllazninë, por mesa duket oferta joshëse e skuadrës shqiptare nga Mali i Zi e ka joshur më shumë shkodranin.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi i Deçiçit në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Më parë mesfushori ka qenë pjesë edhe e Dritës, Luftëtarit, Laçit, Tiranës, Vllaznisë, Flamurtarit dhe Skënderbeut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Jo vetëm Kjaer, edhe James Rodriguez bëhet hero, mesfushori i shpëton jetën kundërshtarit në fushë

Publikuar

-

James Rodriguez bëhet hero. Mesfushori kolumbian bëri një ndërhyrje të shpejtë ndaj kundërshtarit të tij, Ousmane Coulibaly, që pësoi arreskt kardiak në fushë pak ditë më parë. James është pjesë e Al-Rayyan dhe në ndeshjen ndaj Al-Ëakrah në Katar Stars Leagu, mesfushori i shpëtoi jetën Coulibaly duke i rregulluar kokën 32-vjeçarit në mënyrë që të merrte frymë përpara se të mbërrinte ekipi mjekësor në fushë për të vazhduar trajtimin.

Veprimi i ish-lojtarit të Real Madrid dhe Everton ka rezultuar deçizive për jetën e Coulibaly dhe kjo është konfimuar nga mjekët e skuadrës. Tashmë gjendja e Coulibaly është e mirë dhe është nën kujdesin e mjekëve. Ky rast është i ngjashëm me atë të Eriksen në EURO 2020 dhe ishte ndërhyrja e shpejtë e Kjaer që i shpëtoi jetën mesfushorit danez, ndërsa këtë herë ishte James Rodriguez që bën heroin dhe i shpëton jetën kundërshtarit të tij në fushën e lojës.



LEXO TE PLOTE

Seria A

Bombastike/ Paulo Dibala nuk pranon të rinovojë më kontratën me Juventusin

Publikuar

-

Mes Paulo Dibalës dhe Juventusit, ndoshta bisedimet duhet të rifillojnë edhe një herë nga e para, duke qenë se në 48 orët e fundit tonet janë nxehur më shumë se ç’duhet.

Nëse të martën kishte qarkulluar lajmi se klubi ka vendosur që ta ulë ofertën nga 8 në 7 milionë euro neto, plus 2 milionë të tjera bonuse, është një tjetër deklaratë e fortë e drejtorit të përgjithshëm, Mauricio Arrivabene, pas asaj përpara ndeshjes me Romën (“Dibala të tregojë se i vlen paratë që kërkon”), e cila tensionon edhe më shumë ambientin.

“Ajo që kam thënë për Dibalën vlen për të gjithë lojtarët e Juves. Dua të shoh karakter, grintë dhe dëshirë për të fituar. Aq më shumë nga ai që mban numrin 10 të Juventusit mbi shpatulla. Ka ardhur koha që Paulo ta tregojë se e përballon peshën e këtij numri te ne, pasi kërkesat që bëhen edhe duhet të justifikohen në fushë”, u shpreh Arrivabene.



SHPËRTHEN DIBALA – Por këto fjalë të radhës të ashpra nga drejtori Arrivabene, që Paulo Dibala ndoshta i ka mësuar vetëm në fund të ndeshjes me Interin, kanë irrituar shumë sulmuesin argjentinas.

Të paktën sipas asaj që raportoi dje në mesnatë rrjeti “TyCSports”, futbollisti bardhezi duket se i ka raportuar klubit se nuk ka më ndër mend që të rinovojë marrëveshjen me “Zonjën e Vjetër” dhe do të nisë të vlerësojë ofertat tani e në vazhdim.

Sipas televizionit argjentinas, jo vetëm oferta në ulje, por edhe kritikat e vazhdueshme në kohët e fundit nga drejtori i përgjithshëm kanë nervozuar tepër numrin 10 bardhezi, i cili tani më shumë se kurrë rrezikon që të largohet me parametër zero nga Torino, një luks që Juventusi nuk mund ta përballojë dhe duhet ta shmangë me çdo kusht.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video / Bonucci humbet toruan, shikoni si godet me shpullë drejtuesin e Interit

Publikuar

-

Një episod i turpshëm ka ndodhur në përfundim të sfidës Inter-Juventus, finalja e Superkupës së Italisë që u zhvillua të merkurën në mbrëmje në “San Siro”.

Leonardo Bonucci, që ishte gati për tu futur në fushë për të gjuajtur penalltitë, ngriu në vend nga goli i Sanchez në minutën e 121-të, dhe goditi me shpullë sekretarin zikaltër Cristiano Mozzillo në shkallët që të çojnë në dhomat e zhveshjes.

Gjithçka është filmuar nga një tifoz dhe video është bërë virale në rrjet. Mbrojtësi rrezikon skualifikimin. Ka shtyrje dhe shpulla me drejtuesin e Interit, që kërkon të shpëtojë nga shpërthimi i mbrojtësit të Juventusit.

Nuk dihet arsyeja e zënkës, por mund të imagjinohet nervozizmi për një humbje në sekondat e fundit, ose ndoshta festimi i golit nga drejtuesi i Interit ka “çmendur” lojtarin juventin.



LEXO TE PLOTE