Connect with Us

Te Sauthamptoni vazhdojnë t’i thurin elozhe Armando Brojës

Premier Liga

Te Sauthamptoni vazhdojnë t’i thurin elozhe Armando Brojës

Publikuar

-

/

Armando Broja ka fituar zemrat e tifozëve të Sauthemptonit teksa me paraqitjet dhe golat e tij po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij.

Golat e njëpasnjëshëm me ekipin e Premier Ligës po bëjnë që tifozët t’i kërkojnë drejtuesve qëndrimin në ekip të sulmuesit shqiptar.

Skuadra e Sauthemptonit me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” ka postuar foton e Armando Brojës me mbishkrimin:

“Të jesh në zjarr nuk është shaka”.

20-vjeçari me fanellën e ekipin e Sauthemptonit është aktivizuar në total në 16 ndeshje në Premier Ligë teksa ka shënuar dhe 5 gola.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

“Mbreti i ndeshjes”, tjetër vlerësim i madh për Armando Brojën

Publikuar

-

Armando Broja vazhdon të regjistrojë rekord pas rekordi në kampionatin anglez, teksa po bie në sy që në moshë të re me skuadrën e Sauthempton. Goli ndaj Brentford vetëm sa ka shtuar numrin e admiruesve të tij dhe nuk është aspak çudi që ai është shpallur si “Mbreti i ndeshjes” nga Premier Liga në votimin e zakonshëm.

Kampionati anglez përzgjedh pas çdo sfide disa nga lojtarët më të spikatur të skuadrave për të shpallur më pas më të mirin në bazë të preferencave të tifozëve. Dhe për mbështetësit e Sauthempton e jo vetëm, Broja ishte lojtari më i spikatur i duelit të mbyllur me shifrat 4-1 të martën në darkë.



Ajo që bie në sy në komentet për sulmuesin shqiptar është jo vetëm mbështetja nga tifozët e Sauthempton, por edhe nga ata të Çelsit, të cilët që tani fërkojnë duart për këtë talent të madh që mudn të japë një kontribut të rëndësishëm në klubin e tyre në të ardhmen.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

“Ky djalosh është zjarr”, Southampton i bën jehonë rekordit të Brojës

Publikuar

-

Armando Broja shënoi dje golin e pestë në Premier League. Sulmuesi i Kombëtares ia doli të gjejë sërish rrjetën në ndeshjen e pestë startuese, me Southampton që fitoi 4-1 me Brendford për javën e 18 në Premier League e Anglisë.

Broja mori topin nga mesi i fushës, duke lënë pas mbrojtësit për të gjetur golin numër shtatë në Angli, dy nga të cilët në Kupë. Shenjtorët i kanë bërë jehonë sulmuesit që e kanë në huazim nga Chelsea, teksa në rrjetet sociale kanë shpërndarë foton e shqiptarit me rekordin.



“Ky djalosh është zjarr. Broja është lojtari më i ri që ka shënuar 5 gola + në moshën 20 vjeçare dhe 123 ditë në Premier League”, shkruajnë Shenjtorët.

 

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Artan Hoxha: Si do jetë ndjerë presidenti serb kur Armando Broja festoi me shqiponjë?

Publikuar

-

Armando Broja po shkëlqen në Angli. Sulmuesi shqiptar arriti që të shënojë edhe në ndeshjen e fundit kundër Brentford, për të shkuar në kuotën e 5 golave të realizuara.

Por ishte i pari për vitin 2022 dhe i pari në epokën e presidentit të ri serb te Southampton, Dragan Solak. Artan Hoxha ka reaguar pas golit të shënuar të Brojës, mes ndjenjës së krenarisë, por edhe duke pyetur sesi do të jetë ndierë presidenti Solak.



“Pronari i ri i Southampton, Dragan Solak, ndoqi ndeshjen për herë të parë nga tribuna VIP e stadiumit St Mary. Nuk e di sesi do të jetë ndierë presidenti serb teksa ka parë Brojën që të festojë para tifozëve me shqiponjën dy krenare. Cdo gol i Brojës në Premier League shoqërohet me simbolin e shqiponjës. Vazhdo të na bësh krenar Armando”, shkruan Hoxha.

LEXO TE PLOTE