LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas përplasjes në spektakël, Donaldi dhe Beatrix dhurojnë një kërcim sensual

13 Janar 2022, 17:35, Lifestyle CNA
Pas përplasjes në spektakël, Donaldi dhe Beatrix dhurojnë

Gjatë spektaklit të fundit mes çiftit Donald-Beatrix pati një përplasje dhe dyshja kaloi në pragun e një ndarje. Pas primet ata diskutuan me njëri-tjetrin për gjërat që i pengojnë dhe çfarë e vë në rrezik marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Beatrix u shpreh se ndjente një ftohje nga Donaldi dhe se sjellja e tij nuk ishte si ajo në fillim. Madje tha se shpesh ndjehet e privuar të thotë dhe atë që mendon për shkak se nuk dëshiron të bëjë të ndihet keq Donaldi apo ta pengojë në lojën e tij.

Por pas debateve dhe sqarimeve Trixa dhe Donald kanë vendosur të vazhdojnë sërish me lidhjen e tyre. Ata kanë shkëmbyer puthje dhe përqafime, madje së fundi kanë dhuruar dhe një kërcim shumë sensual.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme./ CNA.al

 

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Lajmet e fundit nga