LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Omicron “pushton” botën/ Si paraqitet situata në Europë

13 Janar 2022, 18:16, Lifestyle CNA
Omicron “pushton” botën/ Si paraqitet situata në

Varianti i ri i Covid duket se ka paralizuar të gjithë botën.

Pavarësisht procesit të vaksinimit, Omicron po përhapet me shpejtësi, duke shënuar një rritje të lartë të infektimeve.

Ashtu si në gjithë botën, edhe Europa është goditur nga kjo valë e re e pandemisë, nga e cila autoritetet kanë shtuar thirrjet për respektim të masave.

Vetëm sot, në vendin tonë u shënuan 2029 raste të reja dhe vetëm dy viktima. Ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare nga coronavirus.jhu.edu, bëhet me dije se në 28 ditët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 19,942 dhe 101humbje jete.

Shifra të larta infektimesh janë shënuar edhe në Itali, ku sipas raportimeve, në 28 ditët e fundit janë shënuar 2,688,992 raste të reja dhe 4694 humbje jete.

Raste të larta të infektimeve ka pasur edhe në Spanjë. Në 28 ditët e fundit, janë shënuar 2,378,099 raste të reja dhe 1889 humbje jete.

Në Gjermani, sipas raportimeve zyrtare nga coronavirus.jhu.edu, në 28 ditët e fundit janë regjistruar 1,086,837 raste të reja dhe 7849 humbje jete.

Edhe Greqia është goditur nga rritja e rasteve pozitive. 575,015 raste të reja dhe 2084 humbje jete janë shënuar gati muajin e fundit.

Ndërsa Franca ka pasur një ?bum? infektimesh. Sipas raportimeve, mësohet se janë regjistruar 4,453,146 raste të reja dhe 5,210 humbje jete./CNA.al

Lajmet e fundit nga