LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërtimi i kullave në selinë e PD/ Mazniku “nxjerr zbuluar” Bashën

13 Janar 2022, 21:12, Politikë CNA
Ndërtimi i kullave në selinë e PD/ Mazniku “nxjerr

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka folur rreth projektit që parashikon ndërtimin e kullave te trualli ku ndodhet selia e PD, BKT dhe Kisha Katolike.

Në një dalje televizive, Mazniku është shprehur se projekti është dorëzuar në Bashkinë e Tiranës.

Gjithashtu shtoi se toka ndodhet në pronësi të shtetit, ndërsa pronarët të cilëve nuk iu është kthyer prona, pretendojnë zhvillimin e kësaj zone.

Ndërsa sqaron se nuk flitet për truallin te xhamia, por për atë ku ndodhet Partia Demokratike dhe vazhdon drejt BKT-së dhe Kishës Katolike.

Kjo deklaratë e Maznikut përgënjeshtron Lulzim Bashën, i cili u shpreh dje se është projekti i 2013-ës i firmosur nga ish-kryeministri Sali Berisha

Mazniku: “Bashkia të gjitha lejet i merr në shqyrtim të një procesi në ligj dhe në përputhje me planin urbanistik të qytetit. Standard i aplikueshëm për çdo qytetar të vendit. Kjo nuk mund të ndalojë çdo njeri që ka një ëndërr, vizion, që të sjellë një propozim në Bashki. Kjo s’ka të bëjë nëse Bashkia e shqyrton apo jo. Bashkia vepron sipas planit urbanistik. Ajo është zonë e destinuar si zonë institucionale. Prej 2013 është pronë e PD, i është kaluar në administrim dhe është pasqyruar në planin urbanistik si zonë me institucione. Por kjo nuk ndalon askënd që të ketë ëndrrrat e tij. Sot që flasim pronar i atij territori është shteti shqiptar, por pronarë pretendues të truallit që nuk iu është kthyer prona, kanë pasur ide për mënyrën si mund të zhvillohet një pronë që pretendohet se është e tyre. Projekti ka ardhur nga pronarët pretendues të truallit. Projekti i kullave ndodhet në anën veriore të xhamisë, në drejtimin mes xhamisë dhe Parlamentit. Ndërkohë që kjo që kemi në krah është mes xhamisë dhe Bankës së Kursimeve ose BKT-ja“, tha ai.

Pjesë nga debati në studio:

Adriana Kalaja: Po te zona që njohim si objekti i BKT, ka kërkesë për leje ndërtimi dhe çfarë vendimi ka marrë Bashkia?

Mazniku: Nuk ka asnjë propozim për ndërtim në atë zonë dhe asnjë vendim të Bashkisë për atë zonë.

Genc Gjokutaj: Ky truall ku ndodhet PD a ka një vendim të komisionit të kthimit të pronave për trashëgimtarët e Sadete Toptanit?

Mazniku: Nuk mund të përgjigjem për të drejtat e pronësisë në territorin e Tiranës. Kjo është një çështje që i përket Hipotekës apo institucioneve të drejtësisë. Unë mund të flas për planin urbanistik të qytetit.

Genc Gjokutaj: Ju thatë që toka është pronësi të shtetit. Po në Hipotekë si figuron kjo sipërfaqe?

Mazniku: Nuk kam informacion.

Çim Peka: A mundet Bashkia e Tiranës nëse plani rregullues e lejon, nëse pronarët kanë një projekt, nëse bashkia e Tiranës e shikon të arsyeshme, a mund të japë një leje të tillë pa aprovimin e atyre që e administrojnë selinë e PD?

Mazniku: Bashkia e Tiranës mund të japë leje vetëm në dy kushte: E para, të jepet në përputhje me plkanin urbanistik. E dyta, pronarët e truallit të jenë dakord me atë lloj zhvillimi. Pronarë apo administratorë kush e menaxhon truallin në ato momente. Sipas ligjit, Bashkia e Tiranës ka vetëm dy elementë, përputhshmëria me planin urbanistik, është i gjetshëm online dhe element thelbësor është dakordësia e pronarëve ligjorë të truallit. Nuk flasim as kush është pronar i supozuar, i pretenduar apo administrator, por personai që ka emrin në Hipotekë, për zhvillimin e truallit. Pra, plani urbanistik dhe pronësia mbi truallin.

Çim Peka: Nuk kërkohet miratimi i atyre që e kanë në përdorim këtë godinë?

Mazniku: Nëse dikush kërkon të marrë pronësinë mbi truallin, duhet të gjejë një dakordësi me atë që është përdorues i truallit. S’mund të spekuloj.

Bledian Koka: Kur është prezantuar kërkesa nga pronarët e tokës?

Mazniku: Është i hershëm.

Çim Peka: Kjo projektide e paraqitur te Bashkia nga pretenduesit si pronarë të truallit, është e njëjtë me projektin e ndërtimit të kullave te Xhamia? Zoti Basha pretendon këtë?

Mazniku: Projekti që keni në ekran, ka ardhur nga pronarët pretendues të truallit, ndodhet në territorin e SHQUP. Projekti që flasim për kullat ndodhet në anën Veriore të Xhamisë në drejtimin e hapësirës mes Xhamisë dhe projektit. Ndërsa kjo që kemi në krah, është midis Xhamisë, ish-Bankës së Kursimeve ose BKT-së.

Lajmet e fundit nga