Connect with Us

Luli, rri i qetë se nuk ndyen kush duart me ty!

Politikë

Luli, rri i qetë se nuk ndyen kush duart me ty!

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari, ka reaguar pasi kryetari i shkarkuar Lulzim Basha e ka akuzuar si oganizator dhune në protestën e 8 janarit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Muçollari shkruan se, ai dhe demokratët nuk marrin leje prej Bashës për të hyrë në shtëpinë e tyre.

Ndër të tjera, Muçollari e siguron Bashën se askush nuk do t’i ndyej duart me të dhe se nëse është burrë të fitojë me votë.

Pengmarrësit e selisë blu, me në krye producentin ekzekutiv Basha, po fabrikojnë prej ditësh një seri videosh qaravitëse në formën e dramatizimeve televizive, ku rrogëtarë e ofiqarë të administratës së PD tregojnë përjetimet emocionale nga protesta e 8 janarit. Në asnjë prej këtyre produksioneve nuk shfaqen qytetarë të lënduar, të dhunuar apo të gjakosur për të mbështetur këtë pretendim.

Në të gjitha materialet filmike të protestës shihet qartë se thyerja e xhamave, hedhja e gazit dhe ushtrimi i dhunës me shkopinj nis nga brenda ndërtesës.

Një video e publikuar dje nga shtabi i gazit, më ka rreshtuar krah emrave të tjerë si organizator i një dhune të paramenduar.

LEXO EDHE:  Prefekti i Dibrës mohon akuzat e Xhelal Mziut/ Shumica e rrugëve kanë qenë të hapura, nuk ka munguar energjia elektrike

Përpos faktit që qesha me muzikën thriller që kishin përdorur, prita të shihja se ku qëndronte dhuna e shkaktuar prej meje. Hiçgjëkundi.

Unë dhe ata mijëra demokratë protestues nuk marrim leje për të hyrë në shtëpinë tonë.

Lul fli i qetë, se nuk i ndyen kush duart me ty.

Po je burrë fito me votë.

Në të kundërt blindohu fort”, shkruan Muçollari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vakancat në Kushtetuese/ Meta del me njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ka hapur garën për një vakancë që është krijuar në Gjykatën e Kushtetuese, pas mbarimit të mandatit të anëtarit të kësaj gjykate, Përparim Kalo.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për media, Meta u ka bërë thirrje të gjithë atyre që plotësojnë kushtet të aplikojnë për vakancën e plotë me mandat 9 vjeçar, që krijohet më datë 08.04.2022.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese  nr.11 prot., datë 07.01.2022, përmes të cilit bëhet me dije se, Gjykata Kushtetuese me vendim nr. 42 datë 22.12.2021[1], ka vendosur; “Deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Përparim Kalo, në datën 08.04.2022”, duke u konstatuar kështu ligjërisht fakti se në datë 08.04.2022 në Gjykatën Kushtetuese krijohet një vakance me mandat të plotë, për shkak se kjo datë konsiderohet përfundimi i mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo (i cili u emërua në këtë gjykatë, në plotësim të vakancës së parakohshme të shkaktuar nga largimi i parakohshëm nga detyra të ish-gjyqarit z. Besnik Imeraj, dhe sipas nenit 127, pika 3 të Kushtetutës, qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar), në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pika 1/b, 3, 179 pika 2 dhe 3 të Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b, 86 pika 4 shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Presidenti i Republikës me cilësinë e organit të emërtesës dhe me qëllim plotësimin e “Vakancës së plotë”, me mandat 9-vjeçar që krijohet në Gjykatën Kushtetuese, në datën 8.4.2022, me Dekretin nr. 13 413, datë 13.01.2022, ka miratuar:

Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e “Vakancës së plotë”, me mandat 9-vjeçar, që krijohet më datë 08.04.2022.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha po sillet si njeri në hall!

LEXO EDHE:  Prefekti i Dibrës mohon akuzat e Xhelal Mziut/ Shumica e rrugëve kanë qenë të hapura, nuk ka munguar energjia elektrike

Presidenti i Republikës fton:

Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit, nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik, për vakancën e mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës:

Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të shpallur;



Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (adresë,numër telefoni/e-mail);

Fotokopje të kartës së identitetit;

Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, formular ky i cili është i publikuar në faqen kryesore të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Listën e dokumentacionit që dorëzohet bashkëlidhur kërkesës të nënshkruar nga aplikanti.

Për lehtësinë e të gjithë aplikantëve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pika 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a të ligjit       nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Noka merret në pyetje në Prokurori/ “Pyesni Edi Ramën pse më thirrën”

Publikuar

-

Nga

Sot deputeti Flamur Noka është thirrur në Prokurori për tu pyetur rreth protestës së 8 Janarit. Në një deklaratë për mediat, Noka thotë se është thirrur në Prokurori me urdhër të Edi Ramës.

Noka u shpreh se i ka bërë thirrje të hetojë mbledhjen e firmave për Kuvendin e 18 dhjetorit.



Për çfarë më thërritën pyesni urdhëruesin që është Edi Rama. I bëra thirrje prokurorisë të hetojë për një mashtrim publik që pengu i ka bërë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve më 18 dhjetor, duke sajuar numra të gënjeshtërta dhe duke mashtruar për 5.004 delegatë.

Duke mashtruar edhe ndërkombëtarët e falsifikuar firmat. Në emrat e lexuar ka edhe të vdekur dhe emra që nuk ekzistojnë fare. Sot i bëra thirrje prokurorisë për dhunën barbare të ushtruar nga policia për demokratët. I bëra thirrje prokurorisë të hetojë edhe Sokol Bizhgën. Një kryebandit me uniformë që ushtroi terror”, është shprehur Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha dëshmon në Prokurori/ Reagon PD  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për më shumë se dy orë në Prokurorinë e Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha ka dëshmuar para dy prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Eljon Mazrekut në lidhje me protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu.

Por pas dhënies së dëshimisë, në një dalje për media, Berisha deklaroi se ka dyshime se është vetë Lulzim Basha që në 8 Janar, nxori me mjetin e tij armët nga selia e PD.

Por pas deklaratave të ish kryeministrit, ka ardhur edhe reagimi i PD.



Në një reagim në faqen zyrtare në Facebook, selia blu shprehet se të gjithë shqiptarët e panë qartë që dhuna u nxit nga Sali Berisha, duke e cilësuar këtë të fundit si mashtrues.

LEXO EDHE:  Foto me Obamen/PD i drejton Ramës 14 pyetjet e FBI

LEXO EDHE:  Vrasjet e 21 janarit/ Flet Berisha: Garda respektoi rregulloren

Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunën e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike!”, thuhet në postim./CNA.al

LEXO TE PLOTE