Connect with Us

Këshilli NATO-Rusi: Ndoshta bisedimet vazhdojnë në raund tjetër

Bota

Këshilli NATO-Rusi: Ndoshta bisedimet vazhdojnë në raund tjetër

Publikuar

-

/

“Diskutimet nuk qenë të lehta”, u shpreh përmbledhtas Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg lidhur me takimin e 30 anëtarëve të NATO-s me përfaqësuesit e qeverisë ruse.Lidhur me gjendjen e sigurisë në Europë me theks të veçantë ndaj Ukrainës u bisedua rreth katër orë në Bruksel, por nuk pati ndryshim të qëndrimeve. „Ne kemi propozuar një seri bisedimesh, edhe për sa i përket dislokimit nga të dyja palët të raketave në Europë.

Por pala ruse sot nuk ishte në gjendje të vendoste”, tha Stoltenberg. Rusia megjithatë nuk e ka refuzuar një takim tjetër, shtoi Stoltenberg. Kryenegociatori rus Aleksandr Grushko, akuzoi NATO-n, se nuk i përgjigjet ofertave për zbutjen e situatës. “NATO i përmbahet taktikës nga Lufta e Ftohtë për kufizimin e Rusisë. Një përkeqësim i mëtejshëm i situatës mund të ketë pasoja të paparashikueshme dhe serioze për sigurinë europiane”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Grushko pas bisedimeve në ambasadën ruse në Bruksel.

“Rusia nuk ka veto”

Aleanca i kërkon Rusisë për të disatën herë, që të tërheqë rreth 100.000 ushtarët nga kufiri me Ukrainën. Diplomatë rusë sërish parashtruan kërkesën e Kremlinit  që NATO të mos pranojë më anëtarë të rinj dhe të tërheqë trupat nga vendet e reja anëtare në Lindje. Aleanca i hodhi poshtë kërkesat e Rusisë, tha Jens Stoltenberg. NATO dhe vendet aspirate për anëtarësim e vendosin vetë, se çfarë rruge duan të ndjekin. “Askush nuk duhet të ndërhyjë. Natyrisht Rusia nuk ka veto për këtë, nëse Ukraina mund të bëhet anëtare e NATO-s.” Zëvendëministrja e jashtme e SHBA, Wendy Sherman sërish theksoi, se porta e NATO-s është e hapur. Por pikërisht të kundërtën kërkon Rusia: „Ne duhet t’i japim fund politikës së portës së hapur. (…) Nëse NATO do të bashkëpunojë, duhet të pranojë rolin e Rusisë si fuqi e paqes”, kërkoi Aleksander Grushko.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Djali i Baton Haxhiut i punësuar në Ministrinë e Mbrojtes së Rusisë

Më 2008 NATO i ofroi anëtarësimin Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Por se kur kjo është çëshje e hapur. Pas këtij premtimi Rusia pushtoi pjesë të Gjeorgjisë dhe më 2014 aneksoi Krimenë ukrainase. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg kërkon nga Rusia që të heqë dorë prej qendrimit të saj duke ndezur konflikte, “Rusia ka trupa në Gjeorgji, Moldavi dhe në Ukrainë. Këto trupa ndodhen atje pa miratimin e qeverive të këtyre vendeve. Ato nuk janë ftuar dhe nuk janë të mirëpritur atje. NATO i kërkon Rusisë, që t’i tërheqë këto trupa dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin e Gjeorgjisë, Moldavisë dhe të Ukrainës”, tha Stoltenberg në Bruksel.

OSBE si ndërmjetësuese

Të enjten (13.01) bisedimet për sigurinë europiane vazhdojnë në kuadër të OSBE-së në Vjenë. Në OSBE janë si SHBA-ja edhe Rusia si dhe Ukraina e 53 shtete të tjera të hemisferës veriore anëtare. Që nga viti 1995, kur OSBE-ja u krijua si orgnizatë pasuese e „Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin”, ajo shërben si një platformë për bisedime mbi çarmatimin dhe çtensionimin ushtarak./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Situata në Ukrainë, në qendër të bisedimeve NATO-Rusi

Publikuar

-

Nga

cna bota

Rusia dhe NATO-ja po takohen të mërkurën në Bruksel në një përpjekje për uljen e tensioneve përgjatë kufirit midis Rusisë dhe Ukrainës. NATO-ja kundërshton grumbullimin e trupave ruse përgjatë kufirit, duke thënë se ato cenojnë sigurinë evropiane. Nga ana e saj, Rusia po kërkon garanci sigurie si kufizimin e zgjerimit të aleancës 30 anëtarëshe të NATO-s, duke argumentuar se anëtarësimi i një vendi si Ukraina në kufirin e saj, paraqet kërcënim.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith, u tha gazetarëve para bisedimeve të së mërkurës se NATO-ja është e përkushtuar të shohë nëse diplomacia mund të shtendosë situatën dhe se temat e përgjithshme të diskutimit do të jenë rreth “uljes së rrezikut, transparencës, kontrollit të armëve dhe mënyrave të ndryshme me të cilat ne komunikojmë me njëri-tjetrin”.

Ambasadorja Smith shprehu solidaritetin e SHBA-së me Ukrainën, duke shtuar se “veprimet ruse e kanë nxitur këtë krizë” dhe aleatët e NATO-s janë të gatshëm të të pengojnë agresionin e mëtejshëm rus.“Nëse Rusia ndjek rrugën e konfrontimit dhe veprimit ushtarak, ne ia kemi bërë të qartë Kremlinit se do të përgjigjemi me vendosmëri, duke përfshirë një sërë masash ekonomike me ndikim të madh”, tha zonja Smith, duke theksuar se “si Aleancë, ne jemi të përgatitur të përforcojmë mbrojtjen e NATO-s në krahun lindor dhe jemi të përgatitur të imponojmë çmim të rëndë për agresionin e mëtejshëm rus në Ukrainë”.

Takimi i së mërkurës është e dyta nga tri mundësitë e kësaj jave, që diplomatët amerikanë dhe evropianë të flasin drejtpërdrejt me zyrtarët rusë për situatën në Ukrainë. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë takohet të enjten në Vjenë.

Të hënën në Gjenevë, diplomatët amerikanë dhe rusë mbajtën takimin e parë, por të dyja palët lanë të kuptohet se nuk pati ndonjë përparim të madh. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të martën se bisedimet në Gjenevë ishin “të hapura, gjithëpërfshirëse dhe të drejtpërdrejta”, një vlerësim i bërë edhe nga Uashingtoni. Por, ai tha se rezultati është ai që në fund të fundit ka rëndësi.”Deri më tani, le të themi se nuk shohim asnjë arsye të rëndësishme për optimizëm”, u tha gazetarëve zëdhënësi Peskov.

LEXO EDHE:  Kufijtë e Kosovës/ Ngjela zbulon prapaskenat e Thaçit

LEXO EDHE:  Rusia i kthen ‘reston’ Shqipërisë/ Dëbon diplomaten shqiptare nga Moska



Victoria Nuland, nënsekretare e shtetit për çështjet politike, u tha gazetarëve të martën, se “nuk nuk kemi parë asnjë shenjë më të vogël të shtendosjes” nga ana e Rusisë, e cila tha ajo, “e krijoi këtë krizë” duke vendosur 100,000 trupa në kufirin lindor të Ukrainës.

Në bisedimet e Gjenevës, Rusia kërkoi garanci, të refuzuara nga Shtetet e Bashkuara, që NATO-ja t’i jap fund zgjerimit të mëtejshëm drejt lindjes dhe të frenojë vendosjen e trupave ushtarake në Evropën Lindore. “NATO-ja nuk paraqet asnjë kërcënim për Rusinë. Është një aleancë mbrojtëse, qëllimi i vetëm i së cilës është të mbrojë anëtarët e saj”, tha zonja Nuland.

Aleatët perëndimorë kanë frikë se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën pas aneksimit të gadishullit të saj të Krimesë në vitin 2014. Rusia mohon se po planifikon të pushtojë shtetin që dikur ishte satelit i saj në periudhën sovjetike, por gjithashtu nuk ka rënë dakord me kërkesat e SHBA-së që të tërheqë trupat nga kufiri.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka përjashtuar mundësinë e një konfrontimi ushtarak me Rusinë, në rast se ajo vendos të sulmojë Ukrainën, por thotë se SHBA-ja dhe aleatët e saj, do të vendosin sanksione të fuqishme ekonomike nëse ndodhë një gjë e tillë./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Biontech dhe Pfizer prodhojnë vaksinë të përshtatshme për Omikronin

Publikuar

-

Nga

Biontechu prodhon një vaksinë të përshtatshme për Omikronin. Këtë e bëri të ditur drejtori i Biontech, Ugur Sahin, gjatë një konference për shëndetësinë. Një studim klinik për vaksinën do të fillojë në fund të janarit, shtoi ai. Sipas Biontech-ut, vaksina e modifikuar mund të livrohet që në mars, po të merren autorizimet administrative.

Agjencia Evropiane e Medikamenteve nuk ka deklaruar ende nëse e konsideron të nevojshme një vaksinë të përshtatshme për Omikron me një përbërje të ndryshme.

BioNTech: sistem paralajmërimi të hershëm për variantet me rrezik të lartë

BioNTech ka zhvilluar gjithashtu me kompaninë britanike InstaDeep një sistem paralajmërimi të hershëm për zbulimin e varianteve me rrezik të lartë të koronavirusit.

BioNTech e ka zhvilluar metodën e re llogaritëse me kompaninë britanike InstaDeep, për të parashikuar variantet me rrezik të lartë të SARS-CoV-2. Është një lloj sistemi i paralajmërimit të hershëm i bazuar në të dhënat e llogaritura nga inteligjenca artificiale (AI). Varianti i Omikronit shumë ngjitës u klasifikua nga sistemi si një variant me rrezik të lartë në ditën e parë që ishte e disponueshme sekuenca e tij.

Metoda e re kombinon strukturën e proteinës Spike me algoritmet e AI për të identifikuar variantet potencialisht të rrezikshme të virusit korona në më pak se një ditë, shpjegoi BioNTech. Për ta bërë këtë, sistemi përdor informacion nga bazat e të dhënave të sekuencës Covid, si p.sh. përshtatshmërinë virale të virusit dhe karakteristikat e tij pushtuese imune.

LEXO EDHE:  Kozmonautët nuk janë gati për vaksinën ruse anti-Covid

LEXO EDHE:  Beogradi informon Rusine per hapat kunder pranimit te Kosoves ne UNESCO



Variant i ri i padëmshëm francez

Gjatë periudhës së provës, sistemi zbuloi më shumë se 90 për qind të varianteve virale të identifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dy muaj përpara. Variantet Alpha, Beta, Gamma, Theta, Eta dhe Omikron të identifikuara nga OBSH u zbuluan në të njëjtën javë që sekuenca e tyre u ngarkua për herë të parë.

Varianti i vërejtur së fundmi në Francë u vlerësua gjithashtu nga sistemi i ri. Rezultatet tregojnë se aftësia e tij për të anashkaluar sistemin imunitar është e ngjashme me atë të variantit Omikron, por ai shfaq dukshëm më pak zhdërvjelltësi. Sipas BioNTech, kjo e bën atë më pak shqetësues duke pasur parasysh të dhënat aktuale.

“Zbulimi i hershëm i varianteve potenciale me rrezik të lartë mund të jetë një mjet efektiv për të dhënë paralajmërim në kohë për studiuesit, zhvilluesit e vaksinave, autoritetet shëndetësore dhe politikëbërësit, gjë që do t’u jepte atyre më shumë kohë për të ndërmarrë veprimet e duhura kundër tyre,”tha Ugur Sahin, president i BioNTechut.

Në fund të vitit 2020, BioNTech kishte hyrë në një partneritet afatgjatë me InstaDeep, një specialist i inteligjencës artificiale, për ta ndihmuar atë të zhvillonte imunoterapi të reja./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rryshfet bizneseve për përfitimin e subvencioneve/ Arrestohet zyrtari i lartë i ministrisë

Publikuar

-

Nga

Zyrtari i një ministrie në Kosovë është arrestuar në flagrancë nga policia.

Ai akuzohet se kamarrë ryshfet një shumë paraash prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse.

Lajmi është bërë i ditur nga policia kosovare.



Njoftimi i policisë:
Sot me datë 11.01.2022, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë.

LEXO EDHE:  Kufijtë e Kosovës/ Ngjela zbulon prapaskenat e Thaçit

LEXO EDHE:  Rusia i kthen ‘reston’ Shqipërisë/ Dëbon diplomaten shqiptare nga Moska

 

LEXO TE PLOTE