LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gledis Nano thirrje vartësve/ “Të mos e vrasim të ardhmen me neglizhencë dhe arrogancë”

13 Janar 2022, 09:54, Aktualitet CNA
Gledis Nano thirrje vartësve/ “Të mos e vrasim të ardhmen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nanon në 109 vjetorin e Policisë, ka bërë një panoramë të punës së uniformave blu përgjatë viteve.

Sipas Nanos , Policia e Shtetit ka pësuar transformime të mëdha pozitive, pro sërish sipas tij duhet ende shumë punë.

?Sytë dhe vëmendja e qytetarëve janë më së shumti të drejtuar nga ne duke na qortuar për gabimet dhe duke na motivuar dhe shtyrë për të reflektuar që të bëjmë detyrën sa më mirë që në rrugët e vendit të ketë sa më pak aksidente rrugore, sa më pak krime dhe sa më shumë siguri në shkolla, parqe, lokale, banesa e kudo.

Le të punojmë më gjithë mundësitë dhe kapacitetet tona, të mos e shpërdorojmë këtë besim dhe pa dashur të vrasim shpresën e të ardhmes duke treguar neglizhencë apo arrogancë. Është koha të fitojmë sa më shumë vetëbesim që tu ofrojmë qytetarëve në shërbim sa më cilësor, të tregohemi humanë e socialë dhe me kulturë me qytetarët por edhe të vendosur dhe të ashpër me shkelësit e ligjit?, është shprehur Nano./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga