LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E shpëtoi kokën falë Edi Ramës”/ Bushati “shpërthen” ndaj Bashës: Ka detyrim të shpjegohet për...

13 Janar 2022, 20:37, Politikë CNA
“E shpëtoi kokën falë Edi Ramës”/ Bushati

Analisti Andi Bushati ka ?shpërthyer? ashpër ndaj Lulzim Bashës. Në një intervistë televizive, Bushati u shpreh se Basha e shpëtoi kokën e tij falë Edi Ramës, ndërsa ka shtuar se kryetari i shkarkuar i PD ka detyrim të shpjegojë refrenin që përsërit prej 6 viteve për Policinë e Shtetit.

Sipas tij, policia është sjellë në protestën e 8 janarit njësoj si në ccdo protestë tjetër, por tashmë që ishte në favor të Bashës ai mbylli gojën dhe i përgëzon.

?E shpëtoi kokën falë Edi Ramës. Pasi shpëtove kokën, a kishe detyrim të shpjegoje refrenin që ke 6 vjet që e përdor, policia e sandër kimiku? Policia, me të drejtë i shpëtoi kokën, u soll njësoj si në ccdo protestë tjetër. Basha në këtë moment mbylli sqepin dhe u bë njësh me policinë e Sandër Kimikut dhe Ardi Veliut. Kur policia rreh për llogarinë time, është e mirë, kur rreh për llogarinë e dikujt tjetër është e keqe, kjo është qesharake?, tha Bushati./CNA.al

Lajmet e fundit nga