LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Demokratët janë goditur me sende të forta nga lart”/ Boçi “zbërthen” protestën: Anëtarët e PD u provokuan

13 Janar 2022, 17:49, Politikë CNA
“Demokratët janë goditur me sende të forta nga lart”/

Deputeti Luçiano Boçi, ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit, që kulmon me mbajtjen e protestës në datën 8 janar.

Boçi në një intervistë televizive theksoi se anëtarët e PD-së janë provokuar, duke shtuar se demokratët janë goditur me sende të forta nga lart.

?Protesta e 8 janarit ishte legjitime. Iu përplas demokratëve dera në fytyrë. Na thanë fillimisht se po bëhen punime, ne thamë se selia është blinduar e ata na mohuan. Unë konsideroj se mënyra si u veprua ishte në mënyrë provokuese me anëtarët e PD-së.

Kjo se anëtarët e PD kishin ardhur vetëm të hyjnë në shtëpinë e tyre dhe na thanë se selia nuk është e blinduar, por demokratët gjetën blindimin e kjo ka rritur zemërimin e tyre. Nuk e mendoi njeri që blindimi të ishte kaq i rëndë, sepse edhe vetë drejtuesit e PD-së e mohuan atë. Dhuna erdhi nga lart. Kanë ardhur goditje nga lart, me goditje me tavolina e karrige e normalisht që do kishte reagim. Është vepër penale edhe shkopat e bejsbollit apo bishtat e kazmave?, deklaroi Boçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga