Connect with Us

Cristiano Ronaldo nuk e mohon mundësinë që një ditë të luajë në Brazil

Premier Liga

Cristiano Ronaldo nuk e mohon mundësinë që një ditë të luajë në Brazil

Publikuar

-

/

Kristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të qetë tek Mançester Junajtid, ku ka pasur fërkime me trajnerin Solskjaer. Sikur të mos mjaftonte kjo, një deklaratë e portugezit ka trazuar mediat. CR7 ka dhënë një intervistë për televizionin “ESPN Brazil”, ku flet për një mundësi për të luajtur në Amerikën Latine në të ardhmen.

“Ajo që mund të them është që Brazili është si atdheu im. Për shkak të marrëdhënies me kolegët e mi, për kulturën, por dhe për brazilianët që jetojnë në Portugali. Motra ime jeton në Brazil dhe është e martuar me një vendas. Unë ndjek kurse me brazilianë. Askush nuk e di nëse do të luajë në Brazil, ashtu sikurse nuk e dinin që do kthehesha tek Junajtid në moshën 36 vjeçare. Për momentin është jashtë planeve të mira, por në futboll gjithçka është e mundur.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Te Sauthamptoni vazhdojnë t’i thurin elozhe Armando Brojës

Publikuar

-

Armando Broja ka fituar zemrat e tifozëve të Sauthemptonit teksa me paraqitjet dhe golat e tij po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij.

Golat e njëpasnjëshëm me ekipin e Premier Ligës po bëjnë që tifozët t’i kërkojnë drejtuesve qëndrimin në ekip të sulmuesit shqiptar.

Skuadra e Sauthemptonit me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” ka postuar foton e Armando Brojës me mbishkrimin:



“Të jesh në zjarr nuk është shaka”.

20-vjeçari me fanellën e ekipin e Sauthemptonit është aktivizuar në total në 16 ndeshje në Premier Ligë teksa ka shënuar dhe 5 gola.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

“Mbreti i ndeshjes”, tjetër vlerësim i madh për Armando Brojën

Publikuar

-

Armando Broja vazhdon të regjistrojë rekord pas rekordi në kampionatin anglez, teksa po bie në sy që në moshë të re me skuadrën e Sauthempton. Goli ndaj Brentford vetëm sa ka shtuar numrin e admiruesve të tij dhe nuk është aspak çudi që ai është shpallur si “Mbreti i ndeshjes” nga Premier Liga në votimin e zakonshëm.

Kampionati anglez përzgjedh pas çdo sfide disa nga lojtarët më të spikatur të skuadrave për të shpallur më pas më të mirin në bazë të preferencave të tifozëve. Dhe për mbështetësit e Sauthempton e jo vetëm, Broja ishte lojtari më i spikatur i duelit të mbyllur me shifrat 4-1 të martën në darkë.



Ajo që bie në sy në komentet për sulmuesin shqiptar është jo vetëm mbështetja nga tifozët e Sauthempton, por edhe nga ata të Çelsit, të cilët që tani fërkojnë duart për këtë talent të madh që mudn të japë një kontribut të rëndësishëm në klubin e tyre në të ardhmen.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

“Ky djalosh është zjarr”, Southampton i bën jehonë rekordit të Brojës

Publikuar

-

Armando Broja shënoi dje golin e pestë në Premier League. Sulmuesi i Kombëtares ia doli të gjejë sërish rrjetën në ndeshjen e pestë startuese, me Southampton që fitoi 4-1 me Brendford për javën e 18 në Premier League e Anglisë.

Broja mori topin nga mesi i fushës, duke lënë pas mbrojtësit për të gjetur golin numër shtatë në Angli, dy nga të cilët në Kupë. Shenjtorët i kanë bërë jehonë sulmuesit që e kanë në huazim nga Chelsea, teksa në rrjetet sociale kanë shpërndarë foton e shqiptarit me rekordin.



“Ky djalosh është zjarr. Broja është lojtari më i ri që ka shënuar 5 gola + në moshën 20 vjeçare dhe 123 ditë në Premier League”, shkruajnë Shenjtorët.

 

LEXO TE PLOTE