LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cristiano Ronaldo “mesazh” Man United: Nuk jam këtu për vendin e 5-të apo të 6-të, kam ardhur për të fituar

13 Janar 2022, 16:07, Sport CNA
Cristiano Ronaldo “mesazh” Man United: Nuk jam këtu për

Man United nuk po kalon aspak një moment të mirë ?Djajtë e kuq? kanë ndryshuar deri më tani 3 trajner dhe pas 19 javësh që kanë luajtur në Premier League renditen në vendin e 7-të e 31 pikë. Një ecuri e tillë nuk i ka lënë aspak një shije të mirë Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez u rikthye te United gjatë merkatos së verës për të fituar sërish trofe dhe këtë gjë e ka pohuar në një intevistë të dhënë së fundmi. Ronaldo i ka dërguar një sinjal të qartë drejtuesve të Man United dhe ka theksuar se nuk dëshiron të luftojë për vendin e 5-të apo të 6-të, por do të luajë për të fituar trofe.

?Nuk pranoj që mentaliteti të jetë inferior, sepse ne synojmë që të jemi mes tre skuadrave të para në Premier League. Nuk dua të jem këtu për vendin e gjashtë, të shtatë apo të pestë. Jam këtu për të tentuar fitoren, për të konkurruar. Jemi në gjendje që t?i ndryshojmë gjërat tani. E di rrugën, por nuk do t?ua them këtu sepse nuk besoj se është korrekte?, u shpreh Ronaldo.

Lajmet e fundit nga