LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çmendet” Ngjela/ Flet për vrasje dhe skenarë rusë

13 Janar 2022, 11:31, Politikë CNA
“Çmendet” Ngjela/ Flet për vrasje dhe skenarë

Avokati Spartak Ngjela, ka folur në lidhje me situatën në PD dhe protestën e 8 Janarit.

Edhe pse në protestë u plagosën dhjetëra demokratë, dhe asnjë nga personat që ishin brenda, Ngjela ka vijuar me deklaratat e tij me skenarë vrasjesh apo ndërhyrje ruse.

I ftuar në emisionin ?Breaking? në Top News, Ngjela tha se nuk duhet përjashtuar ?skema ruse? ku mund të vriteshin disa figura.

?Unë kam thënë që po të hyjë Berisha brenda në seli do të arrestohet. Saliun e kanë kapur duke bërë me dorë si Lenini. Kjo është komedi, por lekët i paguajnë shqiptarët.

Bënte me dorë që të hynin në një seli partie, prandaj jemi në këtë gjendje. Sjellja është më e vlefshme se fjalët, se fjalët Saliu i ka si Papa Romës.

Do shohim a do e marrin si të pandehur për nxitjen e turmave? Por menjëherë pas kësaj Prokuroria e Tiranës e çon në SPAK. Të shohim si do procedohet. Ai bëri me dorë që futuni brenda, e kanë kapur. Edhe çobanët janë më të zgjuar.

Normalë ishin, por ata që ishin më brenda situatës kam përshtypjen që kanë vepruar në taktikën që e hodhën vonë gazin lotsjellës, se gazi priti, nuk u hodh menjëherë. Kur iu sulën ndërtesës duhet të kishte gaz lotsjellës, por e lanë, e lanë se ndoshta u interesonte politikisht që të thonin shife çfarë bënë dhe mos të merren më me këta. Ishte gjetje ose metodë e politikës së lartë shqiptare apo e huazuar? Kjo nuk ka rëndësi.

Mos e përjashtoni skemën ruse, se mënyra si e pashë që hynë me egërsi brenda, do t?i vrisnin disa figura. U fol dhe në media, u tha përpara. Hyjnë brenda dhe vrasin, këto janë skema të lindjes. Kjo do ishte shumë e rëndë po të kishte ndodhur. Dhe po u kap në përgjime që e kanë pasur si plan do ishte më e rëndë. Ata atje brenda do kishin kaluar terror. Se ata që çanin dyert dhe që hypën lart kishin tendenca të këqija, ishin psiqikë,? tha Ngjela.

Lajmet e fundit nga