LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha dëshmon në Prokurori/ Reagon PD  

13 Janar 2022, 14:43, Politikë CNA
Berisha dëshmon në Prokurori/ Reagon PD  

Për më shumë se dy orë në Prokurorinë e Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha ka dëshmuar para dy prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Eljon Mazrekut në lidhje me protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu.

Por pas dhënies së dëshimisë, në një dalje për media, Berisha deklaroi se ka dyshime se është vetë Lulzim Basha që në 8 Janar, nxori me mjetin e tij armët nga selia e PD.

Por pas deklaratave të ish kryeministrit, ka ardhur edhe reagimi i PD.

Në një reagim në faqen zyrtare në Facebook, selia blu shprehet se të gjithë shqiptarët e panë qartë që dhuna u nxit nga Sali Berisha, duke e cilësuar këtë të fundit si mashtrues.

?Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunën e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike!?, thuhet në postim./CNA.al

Lajmet e fundit nga