LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vdekjet shtesë nga Covid”/ Reagon MSH: PD po shtrembëron raportin e “The Economist”

12 Janar 2022, 17:04, Lifestyle CNA
“Vdekjet shtesë nga Covid”/ Reagon MSH: PD po shtrembëron

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reagar pas raportit të ?The Economist?, që thonte se ?bilanci real i pandemisë në vendin tonë është rreth 12 000 viktima?.

Duke sqaruar qytetarët, MSH thekson se vdejet nga Covid janë më të ultat në rajon dhe se PD ka shtrëmbruar raportin.

Deklarata e ministrisë

Nisur nga deklaratat e pavërteta të Partisë Demokratike, mbi të ashtuquajturën ?fshehje të vdekjeve nga Covid-19?, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton qytetarët se janë raportuar përpikmërisht të gjitha rastet e fataliteve të raportuara nga spitalet Covid, përgjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Artikulli i ?The Economist?, të cilin Partia Demokratike e lexon dhe interpreton në mënyrë të shtrembër, siç ka bërë gjatë gjithë kohëzgjatjes së pandemisë, referon një përllogaritje (estimate) të fataliteteve shtesë. Sipas kësaj përllogaritje, në të gjithë botën, numri i vdekjeve shtesë nga Covid-19 dhe pasojave të tij, vlerësohet të jetë 4 herë më i lartë se numri i fataliteteve të raportuara nga Covid-19 (nga rreth 5.5 milion fatalitete në botë, vdekshmëria shtesë si pasojë e COVID-19 vlerësohet të jetë rreth 19.1 milion). Edhe në Shqipëri, sipas këtij vlerësimi të bazuar mbi simulime statistikore, përcaktohet i njëjti koefiçient si mesatarja botërore.

Sipas raportit të ?The Economist?, vdekshmëria e vlerësuar shtesë për Shqipërinë është më e ulët se sa vende të rajonit dhe më gjerë, si për shembull Mali i Zi, Rumania, Bosnia dhe Herzegovina, Lituania, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria.

Shprehim keqardhjen për ?vallen e vdekjes? që vazhdon të heqë Partia Demokratike, tek këmbëngul me shifrat e fataliteteve të pandemisë. Nuk ka qytetar jashtë dyerve të blinduara të PD-së, që të mos e kuptojë se kjo është një orvatje e dëshpëruar për të larguar vëmendjen prej ?valles së turpit?, rreth e qark SHQUP-it.

 

Lajmet e fundit nga