LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U arrestua pak ditë më parë, Sali Berisha publikon foton e arbitrit të futbollit. Ja çfarë shkruan

12 Janar 2022, 17:24, Sport CNA
U arrestua pak ditë më parë, Sali Berisha publikon foton e

Ngjarjet e fundit në Partinë Demokratike kanë prekur edhe futbollin shqiptar, ose më saktësisht, një protagonist të tij. Një gjyqtar i futbollit shqiptar, Albano Stolaj, ka qenë mes personave të cilët janë shoqëruar këto ditë në polici si pjesëmarrjes të trazirave në godinën e Partisë Demokratike.

Stolaj, i cili në edicionet e fundit ka drejtuar në Kategorinë e Parë dhe Kupën e Shqipërisë, sot ka njohur vendimin e gjykatës ndaj tij, për pjesëmarrjen në ato ngjarje. Meqë pjesa më e madhe janë lënë të lirë ose me detyrim paraqitje për pjesëmarrjen në ato ngjarje, edhe Stolaj ka fituar lirinë e shumë shpejt pritet të kthehet edhe të ushtrojë detyrën e tij si gjyqtar futbolli në fushat e vlerta.

Një foto e Stolajt në sallën e gjyqit, duke pritur vendimin, është publikuar edhe nga Sali Berisha i cili i ka vënë mbishkrimin ?të pamposhturit? ndjekësve të tij të cilët ishin pjesë e asaj tentative për të hyrë në zyrat e PD-së e të cilët më pas përfunduan në komisariatet e policisë së kryeqytetit duke u ndjekur penalisht.

Lajmet e fundit nga