LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre zyrtarë të burgut të Reçit pezullohen nga detyra

12 Janar 2022, 09:55, Kronika CNA
Tre zyrtarë të burgut të Reçit pezullohen nga detyra

Tre zyrtarë të lartë të burgut të Reçit në Shkodër janë pezulluar nga detyra.

Raportohet se kjo masë është marrë për Drejtorin e Burgut, shefi i Policisë dhe nënkomisari.

Ata dyshohet se kanë krijuar kushte lehtësuese për një konflikt që ka ndodhur në ambjentet e burgut, duke hartuar një raport dhe duke falsifikuar firmat.

Bëhet fjalë për zyrtarët , Maliq Meta, Robert Bundo dhe Gëzim Qosku.

Ata mësohet se janë arsyetuar se ka ndodhur një konflikt verbal dhe asgjë më shumë.

SHKBB sqaron se më 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në burg të dënuarit ?E.Ç.?, ?F.G.? dhe ?P.N.?, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin ?E.Z.?.

Nënkomisar Gëzim Qosku përpiloi raport shërbimi të ngjarjes për autorët. Mandej, me urdhër të drejtorit dhe Shefit të Policisë, Robert Bundo ai hartoi raport të dytë dhe kreu falsifikimin e firmave të efektivëve të policisë ?G.Q.? dhe ?E.Z.?./CNA.al

Lajmet e fundit nga