LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të armatosur në selinë e PD/ Gjata akuza të forta Policisë, zbulon marrëveshjen

12 Janar 2022, 16:52, Aktualitet CNA
Të armatosur në selinë e PD/ Gjata akuza të forta

Ish-Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka kërkuar ?llogari? ndaj Policisë së Shtetit përse nuk ka reaguar kur kishte informacion që në datë 6 janar se brenda Selisë blu kishte persona të armatosur.

Sipas tij, policisë i janë dërguar emrat dhe nuk ka ndërhyrë të shikonte dhe asnjë prej tyre nuk është ndaluar.

?Persona që nuk kishin lidhje me PD-në por ishin gati të përdornin armët kundër demokratëve. Prokuroria nuk gjykon me kampe, por individualisht. Dolën pa shumë fakte 18 të arrestuarit. Kishte raste kur vetë prokurori u shpreh e ka ndaluar policia por s?ka asnjë provë për të.

Asnjëri nuk është kapur në oborrin e PD-së. Ndërsa për palën tjetër nuk e di. Problemi që kemi ne është, përse policia ka pasur informacione me 6 dhe me 7 që ka njerëz të armatosur, dhe pse nuk ka ndërhyrë. Kjo është pyetja 1 milionë dollarshe. Asnjë moment nuk ka ndërhyrë policia në PD. I janë dërguar emra dhe nuk ka nërhyrë të shikonte. Ndalimet që janë bërë mbrapa se di ça janë. Policia nuk ka bërë asgjë për grupin parmilitar të armatosur brenda PD-së. Asnjë prej tyre nuk është ndaluar, sepse ka pasur marrëveshje që të qëndrojnë aty dhe kur të mbarojë të ikin pa i hyrë gjemb në këmbë?, u shpreh Gjata./CNA.al

Lajmet e fundit nga