LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me pagat dhe targat/ Eksperti jep alarmin për transaksionet me miliona

12 Janar 2022, 11:00, Ekonomi CNA
Skandali me pagat dhe targat/ Eksperti jep alarmin për transaksionet me

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa ka folur sot rreth skandalit të publikimit të të dhënave private.

Në studion e ?Abc Live?, Xhepa dha detaje për studimin e bërë pas rrjedhjes së të dhënave.

Sipas të njëjtit,ky skandal zbuloi edhe papaftësinë e administratës për të bërë analiza të sakta të riskut dhe politika për të ardhmen.

Xhepa tha më tej, se nuk duhej të kishte ndodhur kjo që qeveria të vihej në lëvizje.

 ?Mund të shërbejë dhe për shërbime studimore. Ajo që mendoj se është shqetësues është fakti i paaftësisë së lartë të administratës për të vendosur nën kontroll sistemin tonë tatimor, për të bërë analiza të sakta të riskut. Dalja e të dhënave konfirmoi edhe studime që kishim bërë dhe më përpara.

E para ndikon në paaftësisë e ekonomisë tonë për të bërë politika në të ardhmen. Konfirmon edhe faktin që strukturat e qeverisë nuk mund të punojnë me aksion për informalitetin. Ata janë ulur dhe kanë fjetur mbi këto të dhëna.

Problemi që ngre unë është se nuk mund të presësh 10 vite në qeveri dhe pasi publiku e mori vesh këtë dhe tani të lëvizim gurët. Pse duhej pritur? Kjo e dhënë nuk dihej deri tani.

Ne këtu kemi vetëm një pjesëz të miliona transaksioneve që kryhen. Ne pamë vetëm një muaj se cila është shkalla e fshehjes?, u shpreh ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga