LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkarkimi i Metës/ Balla tregon lëvizjen e radhës të mazhorancës

12 Janar 2022, 11:37, Politikë CNA
Shkarkimi i Metës/ Balla tregon lëvizjen e radhës të

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur sot në lidhje me nismën e mazhorancës parlamentare për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, Balla tha se në 18 janar zhvillohet senaca në Gjykatën Kushtetuese dhe një përfaqësi do jetë në seancë për të parashtruar përfundimet që ka arritur Komisioni Hetimor Parlamentar.

?Unë nuk jam orakull të parashikoj, detyra ime është që të mos harrojmë se në 18 janar zhvillohet një seancë e gjykatës Kushtetuese. Një përfaqësi do jetë aty në seancë për të parashtruar të gjitha provat që Kuvendi i Shqipërisë gjeti për shkeljet e Kushtetutës. Ajo që ne kemi gjetur në raportin përfundimtar, janë fakte dhe prova që justifikojnë shkarkimin.

Në momentin e shkarkimit të Presidentit, në atë moment Kryetari i Kuvendit ushtron kompetencat dhe mënjëherë nisin procedurat parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri.

Procedura është shumë e qartë. Në mes të prillit të këtij viti fillon dhe procedura normale. Kjo është një cështje javësh tashmë.?-tha Balla.

Ndërsa i pyetur nëse ka mundësi për një president konsensual, në situatën ku ndodhet sot PD, Balla tha se ?Kushtetuta ka parashikuar që në tre raundet e para zgjidhet me shumicë të cilësuar më pas zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Jemi ende herët për të parashikuar se çdo të ndodhë.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga