LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Real Madridi ia del sërish, Barcelona ka harruar si fitohet... "El Clasico"

12 Janar 2022, 21:57, Sport CNA
Real Madridi ia del sërish, Barcelona ka harruar si fitohet... "El

Real Madrid ka siguruar një vend në finalen e SuperKupës së Spanjës që po zhvillohet në Arabinë Saudite, Skuadrës së Ançelotit i janë dashur kohët shtesë që të triumfojë në ?El Clasico? përballë Barcelonës, por në fund ia doli që të merrte fitoren që e çon në finalen e madhe ku pret fituesen e çiftit Atletiko Madrid-Atletik Bilbao.

Madrilenët dominuan pjesën e parë dhe kaluan të parët në avantazh me anë të Vinicius, por para fundit të pjesës së parë, Luk De Jong barazoi shifrat duke konfirmuar formën e mirë që po kalon para katërkëndorit.

Pavarësisht freskimit që i bëri skuadrës Çavi në pjesën e dytë, ishte Reali më ngulmues dhe goditi përsëri me anë të Benzema. Katalanasit u hodhën të gjithë në sulm dhe kërkuan barazimin, të cilin e gjetën me Ansu Fati, i cili ia doli të mposhtë Kurtua me një goditje me kokë,.

Kështu, për fituesin e ndeshjes u deshën kohët shtesë dhe aty Reali vuri menjëherë gjithçka në rrjedhën e duhur me golin e Valverdes, ndërsa më pas gaboi disa herë goditjen e KO. Barcelona rrezikoi, por nuk arriti të barazonte më, duke dalë kështu nga SuperKupa dhe duke regjistruar humbjen e 5 radhazi në ?El Clasico?.

Lajmet e fundit nga