LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plasin akuzat në PS për korrupsion/ Rilindasit denoncojnë njëri- tjetrin

12 Janar 2022, 13:20, Aktualitet CNA
Plasin akuzat në PS për korrupsion/ Rilindasit denoncojnë

Deputeti socialist Petro Koçi ka nisur sërish me denoncimet mbi korrupsionin.

Ai është ndalur tek Kadastra e Fierit, të cilën e ka quajtur muze të korrupsionit që tashmë po kthehet në një atraksion për shushunja gjak-thithëse të reaje të vjetra.

?Kadastra e Fierit po kthehet nga muze i korrupsionit dhe pisllëkut edhe në një atraksion për shushunja gjakthithëse të reja e të vjetra.
Një konjukturë ndërvepruese, armike me moralin e qeverisjes së PS dhe të fitores së 25 Prillit. Jazek?, ka shkruar Koçi në rrjete sociale.

Nga ana tjetër Drejtori i Kadastrës në Fier Bledar Karaj i është përgjigjur interesimit të mediave, duke thënë se nuk ka koment për denoncimin e Koçit, dhe se vazhdon që të bëjë punën e tij në shërbim të qytetarëve.

?Nuk kam asnjë reagim, as zyrtar, as për mediat, unë vazhdoj punën normalisht me çdo qytetar që vjen?, Ka thënë Karaj.

 

Lajmet e fundit nga