LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Omicroni varianti mbizotërues/ Mjekët sqarojnë qytetarët, çfarë do të ndodhë gjatë janarit

12 Janar 2022, 12:31, Lifestyle CNA
Omicroni varianti mbizotërues/ Mjekët sqarojnë qytetarët,

Rritja e numrit të të infektuarve në të gjithë botën ka qenë një ndër temat e diskutimit këtë të mërkurë në studion e ABC Live me ekspertin e Shëndetit Publik në Londër, Lajdo Shapo dhe mjekut  infeksionist, Arben Tanka.

Në fjalën e tyre ato kanë bërë me dije se rritja ditët e fundit është për shkak të festave dhe grumbullimeve që mund të kenë ndodhur në periudhën e fundvitit si dhe rikthimi i nxënësve nëpër shkolla.

Mjekët pohojnë se Omicron është shumë ngjitës dhe me simptoma më të lehta se variantet e tjera.

Eksperti Shapo në fjalën e tij ka bërë me dije se në të gjithë këtë valë  rritjesh të infektimeve është e rëndësishme që qytetarët të kenë parasysh vaksinimin, pasi është mbrojtja më e mirë për të gjithë.

?Omicroni na la të kuptojmë se virusi kërkon që të shpërndahet dhe ndryshimet në sipërfaqen virale e kanë bërë format të tillë që prek më shpesh njerëzit dhe nuk është aq i lehtë sa mendohet. Njerëzit mund të infektohet me temperaturë, me dhimbje kockash dhe personat që nuk janë vaksinuar apo nuk e kanë kaluar infeksionin janë më të rrezikuarit dhe që shtrohen në spitale. Ndaj është e rëndësishme që të vaksinohemi me dy dhe dozën përforcuese.

Ajo që është parë në Britani që është parë dhe në Afrikën e Jugut është vënë re një rënie por që është shumë e ngadaltë dhe jo sa ishte ngjitja, me ritme të shpejta?, ka thënë mjeku.

Ndërsa në rastin e vendi tonë ato kanë theksuar se kjo javë dhe java tjetër janë dhe treguesit më të mirë për të parë incidencën në të cilën ndodhet vendi.

?Në Shqipëri kur kemi 2 mijë raste duhet të kemi parasysh rastet e reja dhe duke pasur parasysh se në javën e tretë të janarit mund të kemi mbi tre mijë raste dhe më pas të kemi rënien e numrit të rasteve?, ka thënë Shapo.

Ndërsa nga ana tjetër mjeku infeksionist, Arben Tanka ka pohuar se javën e tretë të janarit mund të kemi shifra dhe më të larta se 2 mijë të infektuar.

Sipas tij duke parë përhapjen dhe rritjen e numrit të të infektuarve mund të theksojmë se në vendin tonë varianti mbizotërues është omicroni, pasi ndaj tij nuk kem i krijuar akoma  imunitet.

?Ne kemi filluar që të jemi në shifrat e larta, ne jemi në  javën e dytë dhe pritet që në javën tjetër të kemi më shumë të infektuar. Ne javën tjetër kemi dhe incidencën pasi deri më tani ne jemi në periudhën e rritjes së të infektuarve.

Çfarë duket klinikisht deri më tani dukët situatë e botë por ka ende për të vëzhguar por deri në këtë fazë që flasim nuk është se ka pasur persona në gjendje të rëndë. Por nga buletini ne arrijmë  të kuptojmë se Omicron është shumë ngjitës, dhe nga hipoteza ime rezulto se nga vala ngjitëse është se në vendin tonë është në qarkullim Omicron, në mungesë të një përcaktimi specifik?, ka thënë mjeku.

Lajmet e fundit nga