LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Mblodhi cubat në PD’/ Si e ktheu Basha selinë blu në një ‘strofull’ të bandave kriminale

12 Janar 2022, 19:56, Politikë CNA
‘Mblodhi cubat në PD’/ Si e ktheu Basha selinë blu në

Lideri historik Sali Berisha ka folur për dhunën ndaj demokratëve në selinë e PD në protestën e 8 janarit.

I ftuar në RTK, Berisha tha se kryetari i shkarkuar e ka kthyer selinë e PD në një strofull për bandat kriminale.

?Mendoj se lajmi më kryesor i 8 janarit, ishte ky. Një i vetëshpallur kryetar opozite i shkarkuar nga 44 mijë antarë kishte grumbulluar në shtëpinë e demokratëve vrasës, trafikantë, pengmarrës. Pra kishte shëndërruar këtë institucion në një strofull të një bande kriminale.

Mblodhi cubat për të mbrojtur veten në seli! Kjo ndodhte në qendër të Tiranës me lejen dhe miratimin e narkoqeverisë shqiptare.

Ky përbën problemin më tragjik të sotëm të Shqipërisë.  Opozita shqiptare ishte më e loidhur me krimin se kushdo tjetër.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga