LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kishte dalë për gjueti/ Vritet 30-vjeçari

12 Janar 2022, 19:28, Kronika CNA
Kishte dalë për gjueti/ Vritet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar me iniciale M.K ka mbetur i vrarë në fshatin Pakashticë të Podujevës në Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë është arrestuar menjëherë autori i dyshuar i ngjarjes me iniciale F.B, 34-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy armë të gjuetisë.

?Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar:  F.B mashkull 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar, dy  armë të gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin?, tha Ahmeti.

Lajmet e fundit nga