LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E BUJSHME/ Kistal Abazaj ose Odise Roshi, Shkëndija e Tetovës projekton “bombën” e merkatos

12 Janar 2022, 10:43, Sport CNA
E BUJSHME/ Kistal Abazaj ose Odise Roshi, Shkëndija e Tetovës

Shkëndija e Tetovës po projekton një goditje të bujshme në këtë merkato janari. Kampionët në fuqi në Maqedoni kanë nisur kontaktet për të firmosur me Odise Roshi. ?Infosport.mk? bën me dije se drejtuesit e klubit kanë futur si ndërmjetës, Lorik Canën për të bindur mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Roshi është pjesë e Boluspor në ligën e parë turke dhe ka një ofertë konkrete nga Shkëndija, por ngelet për t?u parë nëse fieraku do të pranojë të ndyrshojë ambient. Skuadra kuqezi nuk do të qendrojë duarkryq pasi kanë gati edhe planin B.

Nëse dështon marrëveshja me Roshin Shkëndija do të tentojë firmën me Kristal Abazajn. Ish sulmuesi i Kukësit dhe Luftëtarit në Superligën shqiptare për momentin po rikuperohet nga dëmtimi dhe mund të huazohet deri në fund të sezonit te Shkëndija.

Lajmet e fundit nga