"Dogji” Tiranën duke kërcyer e kënduar/ Gruaja e radhës, pas fustanit së cilës fshihet Lulzim Basha

12 Janar 2022, 10:48, Aktualitet CNA
"Dogji” Tiranën duke kërcyer e kënduar/ Gruaja e

Lulzim Basha, i cili është shkarkuar nga demokratët në referendumin e 18 Dhjetorit, ose izolohet brenda në zyrën e tij, në godinën e PD-së, ose zhduket fare nga zyra dhe nxjerr herë pas here nga një grua që ankohet.

Këtë skemë ka ndjekur edhe sot, teksa ka shfaqur live Mirlinda Çollakun kryetaren e degës numër 2 në Tiranë, që hiqet si e tmerruar nga protesta e 8 Janarit.

Është Mirlinda, nëse nuk ju kujtohet demokratëve ajo e cila festonte humbjen e zgjedhjeve të 25 Prillit me këngë e valle.

Mirlinda, motra e deputetit Kreshnik Çollaku, e cila ?dogji? Tiranën, duke kërcyer e duke kënduar, për dështimin në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sot që demokratët kërkojnë përgjegjësi për këtë humbje dhe dështim Çollaku shfaqet e përvuajtur, deri në ahengun e radhës, tavolinat plot e dështimet dhe humbjet në seri.

Foto-PD feston humbjen/ ?Djegin? Tiranën duke kërcyer e kënduar

Lajmet e fundit nga