LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demokratët të zhgënjyer nga Basha/ Bumçi: Mori vendime që shkatërruan opozitën

12 Janar 2022, 21:30, Politikë CNA
Demokratët të zhgënjyer nga Basha/ Bumçi: Mori vendime

Aldo Bumçi ka deklaruar se, demokratët e kanë mbështetur ish kryeministrin Sali Berisha, pasi nga Lulzim Basha nuk panë asnjë lloj shprese.

I ftuar në emisionin Arnautistan, Bumçi tha se Basha mori vendime që e shkatërruan opozitën ndaj dhe ishte një zhgënjim për demokratët.

?Berisha i thirri demokratët dhe ata iu përgjigjën me shpejtësinë e dritës. Pse u përgjigjën kaq shpejt demokratët? Pse u mbushën foltoret? Kjo histori është 3 mujore. Se u mërzitën me Bashën. Ai mori vendime për të shkatërruar opozitën. Non grata e Berishës nuk fitoi legjitimitetin tek demokratët dhe as tek pjesa tjetër. Ai s?ka asnjë pushtet, ndërkohë që Rama ka 1000 të zeza dhe Berisha ka 8 vite që është larguar. Ky vendim nuk e fitoi legjitimitetin tek qytetarët. Ai duhet të ishte votëbesuar, kjo nuk u bë dhe ne thirrëm kuvendin. Demokratët nuk e kanë mbështetur Berishën vetëm se duan Berishën. Në stadium kanë qenë mbi 10 mijë demokratë sepse janë të zhgënjyer me Bashën dhe nuk shohin asnjë dritë shprese. Ata shohin tek Berisha një njeri të veprave?, tha Bumçi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga