LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Borxh për të shlyer detyrimet, Zhang sjell 425 milionë euro në Milano

12 Janar 2022, 12:02, Sport CNA
Borxh për të shlyer detyrimet, Zhang sjell 425 milionë euro

Një borxh për të shlyer borxhin e mëparshëm. Ardhja e Steven Zhang në Milano duket se ka sjellë të reja edhe mbi gjendjen ekonomike të klubit zikaltër. Sipas asaj që raporton il Sole 24 Ore, Interi është pranë një marrëveshje për të marrë një kredi të re.

Zhang është duke punuar me Goldman Sachs dhe Rotschild për të sjellë në arkat e klubit një financim prej 425 milionë euro. Para të nevojshme këto për të shlyer detyrimet që zikaltrit kanë për financimet e mëparshme që skadojnë në dhjetor të këtij viti.

Ndërkohë, do të jetë edhe një kredi që do të sjellë në arkat e klubit 50 milionë euro. Ideja e Zhang është që t?i mbyllë marrëveshjet brenda janarit. Megjithatë, sipas gazetës, ka mundësi që koha e nevojshme të jetë më e gjatë, pavarësisht prezencës së presidentit Zhang në Milano.

Lajmet e fundit nga