LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bizneset kanë lulëzuar, investimet janë shtuar”/ Delina Ibrahimaj flet me shifra

12 Janar 2022, 11:25, Ekonomi CNA
“Bizneset kanë lulëzuar, investimet janë shtuar”/

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka njohur me rritje një vit më parë.

Ibrahimi e ka përkthyer me shifra, që sipas saj në vitin 2021,  ekonomia ka ka shënuar një rritje prej 8.6%.

Ndër të tjera Ibrahimi tha se gjatë vitit 2022,  do të ketë një rritje ekonomike te 4.1% dhe më tej parashtroi faktorët stimulus.

?Rritja ekonomike për 2021 parashikohet të jetë 8.6%. Niveli i lartë i rritjes ekonomike ka ardhur si pasojë e treguesve të ndryshëm makroekonomikë, që shoqërojnë rritjen ekonomike. Si fillim, dua të flas për të ardhurat, që kanë pasur një vijueshmëri dhe ecuri shumë të kënaqshme. Për vitin 2021 mendojmë se niveli i të ardhurave do të jetë rreth 506 miliardë lekë, duke e çuar treguesin e ecurisë ndaj PBB në 28.6%. Synojmë që së shpejti të arrijmë në një nivel 30%. Në krahasim me vitin 2020, të ardhurat e këtij viti do të mbyllen me një rritje prej 21%. Nëse e krahasojmë me vitin 2019, të ardhurat janë rritur me 11%. Ky rezultat besojmë se ka ardhur i ndikuar nga ecuria e mirë e bizneseve, por i ndikuar edhe nga fiskalizimi, që është një proces që tashmë ka filluar, është në fazat e tij përfundimtare dhe ka filluar të japë efekte, sidomos në bizneset e mëdha?, është shprehur Ibrahimi.

Sipas saj, papunësia në tre-mujorin e tretë të vitit 2021 arriti në nivelet e vitit 2019, duke treguar se ekonomia është rigjallëruar.

?Në rritje kanë ardhur edhe investimet. Ne mendojmë se kjo rritje dhe perspektiva që na pret për 2022, rritja ekonomike do të vazhdojë, por jo në nivelet e vitit 2021, por planifikojmë të arrijmë një rritje ekonomike me rreth 4.1%. E besojmë fort këtë, pasi kemi ndërmarrë disa nisma të politikës fiskale, që do të sjellin një rritje të qëndrueshme. Gjatë 2022 MEF do të ndjekë një politikë fiskale të kujdesshme, duke synuar reduktimin e borxhit publik, që është në nivele shumë të larta. Më 2021 ai do të mbyllet me një nivel rreth 81.2%, ndërsa më 2022 ne parashikojmë të shkojë në rreth 78%?, është shprehur më tej Ibrahimaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga