LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha nuk tërhiqet nga dhuna/ "Do na keni përballë, do t’iu mundim"

12 Janar 2022, 15:09, Politikë CNA
Basha nuk tërhiqet nga dhuna/ "Do na keni përballë, do

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha, nuk tërhiqet nga dhuna. Në një inetrvistë për Abc news, Basha i ka quajtur demokratët naivë, e ndërsa shprehet se, nuk do të mund ta shkatërrojnë dot.

Edhe një herë Basha tregoi se nuk ka ndërmend të largohet nga lufta për karrigen e tij.

I pyetur nga gazetari nëse në katër vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjedhje për kryetarë, Basha përgjigjet:

?Nuk ka lidhje kjo. Zgjedhjet për kryetar u bënë më 13 qershor. Ata që mendojnë se problemi qëndron tek vendosmëria e kryetarit të Partisë Demokratike për t?i qëndruar vendimeve të Partisë Demokratike dhe demokratëve në luftë ballore, pa kompromis me të keqen, ata janë pjesë e të keqes. Ose në rastin më të mirë, naiv. Atyre u bëj thirrje: Hapni sytë, naivëve. Kurse atyre që janë pjesë e të keqes, do na keni përballë, nuk do të na shkatërroni dot, do t?iu mundim, do t?iu çojmë aty ku e keni vendin, para drejtësisë?, ka thënë ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga