LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasës, trafikantë dhe në kërkim/ CV e pasur kriminale e ‘intelektualëve’ të Lul Bashës

11 Janar 2022, 17:02, Aktualitet CNA
Vrasës, trafikantë dhe në kërkim/ CV e pasur kriminale e

Deputeti Lulzim Basha ia ka besuar mbrojtjen e selisë së PD nga demokratët, një grupi personash të inkriminuar. SYRI i ka denoncuar me emra dhe foto një pjesë të tyre, pikërisht ata që dhunuan barbarisht anëtarët e PD gjatë protestës ditën e shtunë.

Jo vetëm i goditën pa mëshirë me sende të forta, pamje të cilat janë të memorizuara tashmë nga çdo shqiptar, por hodhën edhe lëndë helmuese drejt tyre e cila sipas Prokurorisë së Tiranës mbetet e papërcaktuar se çfarë ishte apo edhe efekti që kishte në organizmin e njeriut.

Grupi kriminal i Bashës ka edhe të tjerë personazhe, por që ditët në vijim do të dalin në pah dhe ata me emra dhe foto.

Janë persona me precedent të theksuar kriminal, si vrasës, trafikantë droge apo dhe në kërkim policor për vepra të ndryshme penale. Të gjithë strehohen në selinë e Partisë Demokratike. Policia e Shtetit ditën e protestës nuk arrestoi asnjë prej këtyre, por hodhi gaz lotsjellës në mënyrë të tepruar drejt demokratëve, ku nuk munguan as të lënduarit rëndë nga predhat e bombave të gazit.

Por kush janë personat e rrezikshëm që mbrojnë Lulzim Bashën në PD?

I identifikuar që në 8 janar, Sefer Shata është ai që goditi barbarisht me shkop demokratët që ishin ngjitur në ballkonin e katit të dytë të PD. Sefer Shata është personazh me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai rezulton i dënuar me 25 vite burg për vrasje për një fjalë goje. Syri ka publikuar fotot e Shatës brenda selisë së PD gjatë protestës të shtunën.

Ylli Gosturani është vëllai i Astrit Gosturanit, truprojës së Lulzim Bashës, në kërkim policor për plagosjen me thikë të dy shoferëve të furgonëve të shkollave në Tiranë, fshihej në selinë e PD. Gjithashtu, edhe i vëllai i tij Astrit Gosturani, truproja i Lulzim Bashës u filmua duke goditur dhe hedhur lëndë helmuese ndaj demokratëve në ballkonin e katit të dytë të selisë së PD. I përjashtuar nga Garda e Republikës në vitin 2013, Astrit Gosturani njihet si person i dhunshëm i cili ka sulmuar demokratët gjatë fushatës elektorale.

Arjan Alldervishi është një tjetër person me precedentë penalë, në selinë e PD dhunoi demokratët.

Ai ka qenë i arrestuar për plagosje me dashje dhe për lotari sportive. Për policinë ai njihet si kontingjent kriminal. Të shtunën ishte në selinë e PD dhe ka dhunuar demokratët.

Dritan Nela e Gentian Buzi janë gjithashtu dy personazhe të njohur që kanë organizuar mercenarët dhe dhunuan protestuesit.

Adem Dollapi është një tjetër emër i njohur me precedent penal. Ka të dhëna se ka organizuar në bashkëpunim me Sefer Shatën mbrojtjen e Lulzim Bashës në selinë e uzurpuar të PD. Protagonist i dhunës së ushtruar ndaj demokratëve të shtunën.

Këta persona mbajtën Bashën në selinë e PD kundrejt vullnetit të demokratëve, pas shkarkimit nga delegatët e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe referendumit të datës 18. Ndërsa në datën 5 janar duhej të kishte dalë nga zyra, pas afatit të vendosur nga Komisioni i Rithemelimit.

Ja CV-ja e pasur kriminale e ?intelektualëve? të Lulzim Bashës:

Astrit Gosturani
Truproja i Lulzim Bashës, i përjashtuar nga Garda e Republikës në vitin 2013. Sulmoi me lëndë helmuese demokratët. Ushtroi dhunë fizike bashkë me mercenarët ndaj protestuesve. Njihet si person i dhunshëm.

Ylli Gosturani
Mercenari tjetër i Lulzim Bashës, Ylli Gosturani është person me precedent penal. Vëllai i truprojës së Lulzim Bashës, Astrit Gosturani. Ai është autori i plagosjes me thikë të dy shoferëve të furgonëve të shkollave në Tiranë. Ngjarje kjo e ndodhur në 3 nëntor 2021. Gjithashtu, Ylli Gosturani rezulton i dënuar në Gjermani për trafik droge. Edhe pse ishte shpallur në kërkim policor për therjen me thikë të dy shoferëve, Ylli Gosturani strehohej në selinë e PD, nën garancinë e vëllait të tij ish-gardist dhe Lulzim Bashës dhe në 8 janar dhunoi demokratët.

Sefer Shata
Sefer Shata ishte në mesin e mercenarëve të udhëhequr nga roja i Lulzim Bashës, Astrit Gosturani që dhunuan barbarisht demokratët në ballkonin e PD. Sefer Shata është person me rrezikshmëri të madhe shoqërore. Ai është dënuar për vrasje me 25 vite burg. Të shtunën ai ndodhej në selinë e PD për të mbrojtur Lulzim Bashën dhe dhunuar demokratët.

Arjan Alldervishi
Në katin e dytë bashkë  me persona të tjerë sulmuan me gaz dhe sende të tjera demokratët në protestë. Alldervishi mësohet se është me precedent penal. Më herët ai ka qenë i arrestuar për plagosje me dashje dhe për lotari sportive. Për policinë ai njihet si kontingjent kriminal.

Dritan Nela
Ish-drejtor i Parkut të Automjeteve të Ujësjellësit në Bashkinë e Tiranës kur drejtohej nga Lulzim Basha. Bashkëshortja e tij Lindita Dedgjoni, drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Tiranës. Lindita Dedgjoni është vajza e tezes së Aurelës, sot e punësuar te Avokati i Popullit, institucion që Basha e mori për të rregulluar njerëzit e tij.

Gentian Bruzi
Njihet si financues i mercenarëve të Lulzim Bashës, i cili prej ditësh ka paguar të fortët brenda selisë së PD-së. Pjesë e ?grupit të Selitës?. Gentian Bruzi është një i majtë por që është prurje e Lulzim Bashës dhe punon me shoferin e Odeta Males dhe Erjon Isufit kunatin dhe marrin tenderë bashkë.

Adem Dollapi
Në krye të grupit të të fortëve qëndron Adem Dollapi. Burime për Syrin konfirmojnë se Dollapi është ai që ka organizuar personat me precedentë penalë dhe në kërkim nga policia, që të ushtronin dhunë barbare ndaj demokratëve që po protestonin për largimin e Lulzim Bashës. I arrestuar për ngjarjet e 14 shtatorit 1998. Pak ditë më parë kërcënoi demokratët se do t?i prisnin protestuesit të kalonin gardhin e selisë për t?u bërë ?Vetting-un?, duke nënkuptuar qartë se nuk do të kursenin dhunën ndaj tyre. Në bashkëpunim me Sefer Shatën kanë mbledhur mercenarë për të mbrojtur Lulzim Bashën dhe dhunuar demokratët./ syri.net

 

Lajmet e fundit nga