LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tritol e kanabis drejt Greqisë/ Policia i prish planet 20-vjeçarit

11 Janar 2022, 13:32, Kronika CNA
Tritol e kanabis drejt Greqisë/ Policia i prish planet 20-vjeçarit

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet si një nga autorët e ngjarjes së datës 28.12.2021, në fshatin Kakavije, ku u gjetën 44 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, 4 kallëpe me lëndë plasëse, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, në tentativë për t?i trafikuar në shtetin grek.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi S. Rr. 20 vjeç, banues në fshatin Mesopotam, Sarandë, të cilin Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj birgim, për veprën penale ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit?.

Gjithashtu, si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër rezulton se ky shtetas është njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 28.12.2021, në pyllin midis fshatit Kakavijë dhe fshatit Dritë, ku nga shërbimet e Policisë u gjetën 42 pako të mbështjella me qese plastike, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike cannabis sattiva, me peshë totale 44 kilogramë e 500 gramë, 4 kallëpe me lëndë plasëse, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, në tentativë për t?i trafikuar në shtetin grek. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale ?Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit?, ?Trafikim i lëndëve narkotike? kryer në bashkëpunim dhe ?Trafikim i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive? kryer në bashkëpunim.

Lajmet e fundit nga