Ja cilat do jenë 10 tendencat e teknologjisë për vitin 2022
Nga printimi 3D, tek makinat elektrike për të gjithë, nga su...
Nga Mary Dejevsky ?The Spectator?
Trupat ruse kanë mbërritur ditët e fundit në Kazakistan, në një përpjekje të dëshpëruar për të ndalur valën e dhunës që ka përfshirë këtë vend. Mbërritja e tyre është zgjidhja e fundit për presidentin e vendit Kasim-Jomart Tokajev, ndërsa ai po përpiqet që të qëndrojë ende në pushtet.
Por ai nuk është udhëheqësi i vetëm i interesuar për të shuar trazirat që kanë shpërthyer ditët e fundit. Edhe presidenti rus Vladimir Putin do të shqetësohet jo pak nga domethënia që do të kenë ngjarjet në Kazakistan për udhëheqjen e tij.
Rritja e çmimit të karburantit ishte arsyeja kryesore që nxiti trazirat në Kazakistan. Por përhapja e shpejtë e tyre – nga perëndimi i vendit, pranë fushave të naftës, tek shumë qendra urbane – tregon se diçka shumë më thelbësore duhet të fajësohet për trazirat që mund të rrëzojnë regjimin e presidentit Tokajev.
E thënë troç:shumë kazakëve u është sosur durimi. Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga Tokajev është shtrirë në vetëm disa zona në të gjithë vendin. Në qytetin më të madh të Kazakistanit dhe ish-kryeqytetin e tij, Almati, janë djegur ndërtesat qeveritare, dhe një numër i madh të rinjsh që hidhnin parulla anti-qeveritare janë përleshur me policinë.
Të paktën 18 persona janë vrarë deri tani, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur. Protestat kanë shpërthyer edhe në kryeqytetin e ri Nur-Sulltan (ish Astana), dhe është rrëzuar të paktën një nga përmendoret e ish-presidentit dhe ?udhëheqësit të kombit?, Nursulltan Nazarbajev.
Shpejtësia me të cilën janë përhapur këto protesta është befasuese, veçanërisht në një vend me një sipërfaqe shumë të madhe dhe pak të populluar. Almati, në juglindje të vendit, është shumë pranë qyteteve ku prodhohet naftë në Perëndim, ndërsa Nur-Sulltani ndodhet në qendër dhe më në veri.
Shpërthimi i trazirave në një zonë kaq të gjerë, sugjeron ose një planifikim serioz paraprak, ose një zemërim shumë të madh popullor që priti vetëm rastin për të shpërthyer. Pavarësisht nga përmasat e protestave, presidenti Tokajev nuk është një njeri shumë i prirur të bëjë lëshime.
Mbërritja e parashutistëve rusë erdhi pas një kërkese urgjente për ndihmë ushtarake që iu bë Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Rusia. Trupat nga ish-shtetet e tjera sovjetike mund t?i bashkohen së shpejti misionit, por në çfarë numri dhe në çfarë kushtesh nuk është ende e qartë.
Prania e tyre mund të nënkuptojë se me pëlqim apo me forcë, së shpejti do të rivendoset rendi. Më pas Kazakistani do të vazhdonte me kursin e tij disi të pakëndshëm të zhvillimit post-sovjetik dhe tranzicionit nga sundimi i gjatë autoritar i Nazarbajev, që e drejtoi Kazakistanin që nga viti 1990 dhe deri në daljen e tij në pension në vitin 2019.
Por nuk ka asnjë garanci për një përfundim paqësor të kësaj krize, apo se ajo që do të nisi në Kazakistan do të mbetet vetëm aty. Origjina e protestave të Vitit të Ri mund të jetë vërtet lokale, por mund të ketë pasoja gjeopolitike të mëdha.
Që nga shembja e Bashkimit Sovjetik 30 vjet më parë, shtetet e reja të pavarura të Azisë Qendrore kanë qenë përgjithësisht të qeta, duke ri-zbuluar kulturën dhe historinë e tyre. Kirgistani përbënte një përjashtim, duke përjetuar një sërë grushtesh shteti.
Por shtete e tjera të rajonit- madje edhe ato më autokratike, si Turkmenistani dhe Uzbekistani -arritën të menaxhojnë me qetësi kalimin nga udhëheqësit e tyre të epokës sovjetike në gjeneratën e ardhshme. Edhe Kazakistani ishte në përputhje me atë model.
Destabiliteti në Kazakistan, është një lajm veçanërisht i keq për Rusinë. Duke u përpjekur me dëshpërim të shmangë humbjen e ndikimit të saj në Ukrainë, Moska e ka marrë si të mirëqenë pasjen e një marrëdhënieje të mirë me Kazakistanin (që ka një pjesë të kufirit me Ukrainën).
Rusia vazhdon të përdorë bazën hapësinore të epokës sovjetike në Bajkonur për të lëshuar anijet kozmike dhe satelitët e saj,si dhe ndan me fqinjin e saj teknologjinë energjitike. Në rrafshin strategjik, ajo nuk ka luksin të humbasë atë që ka qenë një shtet-tampon me një sjellje të parashikueshme në kufirin e saj jugor me Azinë.
Trazirat në Kazakistan mund ta rrisin akoma më tepër ndikimin e Kinës. Rreziku i dhunës së mëtejshme në Afganistan, tani që janë tërhequr forcat perëndimore,vetëm sa e ndërlikon panoramën rajonale.
Kur ka pasur trazira në Azinë Qendrore gjatë 30 viteve të fundit -kaosi periodik në Kirgistan dhe mosmarrëveshje te ndryshme ndëretnike – Rusia është sjellë kryesisht me vetëpërmbajtje, edhe kur qeveritë i kanë kërkuar publikisht që të ndërhyjë.
Por duke pasur parasysh kufirin e gjatë dhe pakicën relativisht të madhe etnike ruse, trazirat në Kazakistan mund të jenë një çështje tjetër. Nuk është dhe aq e qartë nëse Moska do të mbetet sërish një spektatore,ndërkohë që fqinji i saj i madh po rrënohet si pasojë e një kombinimi të lëvizjeve politik edhe fetare,të cilat mund të depërtojnë shumë lehtë edhe në Rusi.
Dhe ndërsa shumica e shteteve në ish-bllokun lindor e kanë gjetur vendin e tyre në Evropë, jeta për ata që ishin dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik ka qenë më e paqëndrueshme. Gjatë 3 viteve të fundit, Armenia ka përjetuar një revolucion ?të kadifenjtë?; është rikthyer dhuna, është ndezur konflikti midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.
Lufta po zien edhe në lindje të Ukrainës, ndërsa në Bjellorusi Alexander Lukashenko i është drejtuar dhunës, represionit dhe krizës artificiale të emigrantëve për të vazhduar të qëndrojë në pushtet. Secili prej këtyre konflikteve, është në mënyrën e vet është një pas-goditje nga kolapsi i papritur i Bashkimit Sovjetik.
Dhe mesa po shihet këto valë goditëse janë shtrirë tani edhe në Kazakistan. Në rastin më të mirë, fundi përfundimtar i epokës Nazarbayev,mund të sjellë një qeveri disi më të përgjegjshme, më pak të korruptuar, dhe që do t?i japë fund tranzicionin post-sovjetik.
Në rastin më të keq, kjo mund të çojë në zhytjen e gjithë rajonit në flakët e luftës etnike dhe fetare. Ose mund të nënkuptojë thjesht represionin e radhës, ashtu si në Bjellorusi, përpara se një spazmë e re të prodhojë një rend të ri.
Por vendndodhja gjeografike e Kazakistanit, midis Rusisë dhe Kinës, dhe Lindjes së Mesme dhe Azisë Jugore, bën që çdo pakënaqësi popullore që e kërcënon regjimin, ka të ngjarë të jetë më shumë se sa një vështirësi e vogël lokale. Ajo do të jehojë në të gjithë rajonin në tërësi.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga printimi 3D, tek makinat elektrike për të gjithë, nga su...
Nga Marco Evers “Der Spiegel”Pas gati 2 vitesh pandemi globa...
Nga David Satter “The Wall Street Journal”Në mesnatën e 31 d...
Nga Joseph Mercola “The Epoch Times”Duke pasur parasysh të g...
Nga Paul Tylor “Politico.eu” Varianti i ri i koronavirusit O...
Nga Lee Edwards “Fox News”Tridhjetë vjet më parë, kur Mikhai...
Ka shumë dekada që asnjë grua nuk është nisur nga Grand Prix...
Nga Emily Tamkin “New Statesman”Viti 2022 është në prag. Por...
Nga Stephen Dowling “BBC Future”Dhjetori u këtij viti shënoi...
Nga Brandon Specktor “Live Science”Viti 2021 u dha shumë arg...
Nëse kryeni një kërkim në internet për “njerëzit më jetëgjat...
Diana Spencer, ose Princesha Diana bë një nga personazhet e ...
Kur udhëtojnë jashtë vendit, shumë njerëz dëshirojnë të marr...
Ishte data 8 prill e vitit 1994 kur elektriçisti Geri Smith ...
Realiteti thotë atë që nuk na e konfirmojnë të dhënat tani p...
Nga Paul E.Smith “The Conversation”Për shumë njerëz në mbarë...
Trupi ynë ka aktivitetin e tij minimal dhe maksimal brenda 2...
(Pjesa e parë)Përgjatë historisë, njerëzit kanë ëndërruar dh...
(Pjesa e dytë)Përgjatë historisë njerëzit kanë ëndërruar dhe...
Nga Lyle Goldstein “The Hill”Jo pak analistë kanë bërë një l...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale G....
Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës në Tira...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...