“Tani PD ka vetëm një zgjidhje”/ Gazetari leksion Bashës dhe Berishës

11 Janar 2022, 12:33, Politikë CNA
“Tani PD ka vetëm një zgjidhje”/ Gazetari leksion

Gazetari Klodian Tomorri ka analizuar situatën politike në Partinë Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri shkruan se zgjidhja për situatën në PD nuk është gjykata.

Ai thekson se Gjykata ndan pronat, fut kriminelin në burg, por nuk cakton dot bindjet e njerëzve.

Sipas Tomorrit, e vetmja zgjidhje është ndarja e partisë dhe zgjedhjet lokale do të jenë test për të parë vërtetë se kush përfaqëson Opozitën në Shqipëri.

Tani PD ka vetëm një zgjidhje

Të kërkosh zgjidhjen e një konflikti brenda një partie politike me gjykatë është idiotësia më e madhe. Supozojmë se gjykata do të vendosë që Partia i takon Berishës ose Bashës. Cfarë do të zgjidhte kjo?

Mos vallë mbështetësit e Berishes do të thonë; ah prit meqë gjykata tha që PD i takon Bashës, e paskemi patur gabim? Tani duhet të pendohemi dhe do mbeshtesim Bashen. Apo anasjelltas?

Partia politike është një organizëm ku njerëzit bashkohen vullnetarisht për shkak të bindjeve dhe ideve. A mund te kete vendim gjykate qe t’u thojë njerëzve që bindjet tuaja përfaqësohen nga kjo seli apo nga kjo logo? Gjykata ndan pronat, fut kriminelin ne burg. Por nuk cakton dot bindjet e njerëzve.

Se dyti, të kerkosh zgjedhje brenda PD-së është utopi. Këta nuk japin proces dhe nuk kane për të dhënë asnjeherë.

Ndaj e vetmja zgjidhje racionale dhe optimale ne kete pike është ndarja e PD-së. Ndani partinë dhe jepuni mundësi njerëzve te zgjedhin kë të duan. Kaq e thjeshte është. Se këto që po ndodhin në opozitë nuk po mbajnë peng vetëm PD, por po mbajne peng gjithë Shqiperine.

Partia nuk është selia, as logoja. Ato nuk kanë asnjë vlerë. Hic. Partia është platforma e ideve dhe vlerave që i ofrohet elektoratit. Dhe nuk të jep mbajtja e selisë apo vulës ndonjë avantazh në zgjedhje. Macroni e krijoi En Marche nga hici dhe brenda 1 viti fitoi zgjedhjet.

Krijoni dy parti. Zgjedhjet lokale po afrojnë. Aty do merret vesh shume mirë kush e përfaqëson popullin opozitar.”-shkruan Klodian Tomorri./CNA.al

Lajmet e fundit nga