LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stuhi akuzash mbi Liverpool/ Rivalët kërkojnë të hetohet për...

11 Janar 2022, 11:36, Sport CNA
Stuhi akuzash mbi Liverpool/ Rivalët kërkojnë të hetohet

Ka shpërthyer një stuhi akuzash rreth Liverpoolit. Siç raportohet nga ?The Athletic?, disa klube dyshohet se po ushtrojnë presion mbi Ligën Angleze të Futbollit, që organizon ?Carabao Cup?, për të hapur një hetim mbi pozitivitetin e rremë me Covid të disa lojtarëve ?Reds?, gjë që çoi në shtyrjen e ndeshjes së kupës me Arsenalin më 6 janar.

Çështja shpërtheu, pasi trajneri Jurgen Klopp deklaroi se në të vërtetë kishte ?shumë teste positivë false? brenda shpërthimit të Covid që kishte goditur ekipin e tij.

Prandaj dhe rivalët e Liverpoolit që ankohen për një shtyrje të pajustifikuar të ndeshjes me ?Topçinjtë?, duket se synojnë t?i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje, shumë prej lojtarëve të ?Reds? ishin përpjekur dhe ia arritën shtyrjen e ndeshjes për shkak të Covidit, duke paraqitur teste pozitive falso.

Menjëherë para festës së Epifanisë, ?Reda? informuan për një ?shpërthim serioz? të Covid, që e pengoi ata të dilnin në fushën e ?Emirates Stadium?, por pas ndeshjes kundër Shrewsbury, e vlefshme për raundin e tretë të FA Cup, Klopp e bëri të qartë, se vetëm Trent Alexander-Arnold, në të vërtetë ishte i prekur nga Covid.

Sipas mediave britanike, lojtarët iu nënshtruan tre raundeve të tamponëve: fillimisht ato ?bëje vetë? (LFD), më pas ato molekulare (PCR) dhe më pas, një raund të dytë molekularësh, që më në fund zbuloi pozitivitetin e rremë. Vetëm koha e rezultateve të testit do të qartësojë pozicionin e klubit.

Lajmet e fundit nga